Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për shtesat e higjienisteve të angazhuara gjatë pandemisë

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për shtesat e higjienisteve të angazhuara gjatë pandemisë

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka shpallur të pavlefshëm një aktgjykim të Gjykatës Supreme që kishte refuzuar kërkesën e disa higjienisteve të angazhuara gjatë pandemisë COVID-19 për kompensimin e shtesave mbi pagën bazë.

Në aktgjykimin e publikuar për rastin KI113/25, të parashtruar nga Afërdita Gavrani dhe të tjerat, Kushtetuesja ka konstatuar se vendimi i Gjykatës Supreme nuk ishte në përputhje me nenin 31 të Kushtetutës, që garanton të drejtën për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, në lidhje me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Si rezultat, Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të pavlefshëm aktgjykimin e Supremes dhe ka urdhëruar kthimin e çështjes për rishqyrtim.

Rasti lidhet me një grup higjienistesh të angazhuara përmes kompanisë private “Erik sh.p.k.” në Spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë gjatë pandemisë. Ato kishin kërkuar pagesën e shtesave mujore për periudhën korrik–dhjetor 2020, duke u mbështetur në vendimin e Qeverisë për kompensimin e personelit aktiv të angazhuar në luftimin e pandemisë.


Gjykata Themelore kishte aprovuar pjesërisht kërkesëpadinë e tyre, ndërsa Gjykata e Apelit e kishte lënë në fuqi këtë vendim. Megjithatë, pas kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë nga Prokurori i Shtetit, Gjykata Supreme kishte ndryshuar vendimet e dy instancave më të ulëta dhe kishte refuzuar kërkesëpadinë.

Sipas Kushtetueses, gjatë shqyrtimit të rastit, Gjykata Supreme kishte kërkuar një sqarim nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me interpretimin e vendimit të Qeverisë, por këtë dokument nuk ua kishte bërë të ditur paditëseve dhe nuk u kishte dhënë mundësi të deklaroheshin për përmbajtjen e tij.

Gjykata Kushtetuese vlerësoi se kjo përbën shkelje të parimit të barazisë së armëve dhe kontradiktoritetit procedural, pasi palëve duhet t’u jepet mundësia të njihen dhe të komentojnë çdo provë ose dokument që mund të ndikojë në vendimmarrjen e gjykatës.

Sipas aktgjykimit, moskomunikimi i këtij sqarimi i privoi parashtrueset nga mundësia efektive për ta kundërshtuar një provë që rezultoi vendimtare në rast, duke cenuar kështu të drejtën e tyre për një proces të rregullt gjyqësor.

Për këto arsye, Gjykata Kushtetuese vendosi ta shpallë të pavlefshëm aktgjykimin e Gjykatës Supreme dhe ta kthejë lëndën për rishqyrtim në përputhje me konstatimet e saj.

Të ngjashme
Paralajmërim i fortë për Prengën: Nuk i ka armët për të mposhtur Joshuan

Paralajmërim i fortë për Prengën: Nuk i ka armët për të mposhtur Joshuan

Kurti s’merret me ndërkombëtarët, por pret nga KGJK të vendosë për lirimin nga detyra të gjyqtarëve serbë

Kurti s’merret me ndërkombëtarët, por pret nga KGJK të vendosë për lirimin nga detyra të gjyqtarëve serbë

I mbyllur në veturë vijon të rezistojë, i dyshuari për vrasjen e vjehrrit nuk bindet nga RENEA, pozicionohen në terren snajperistët

I mbyllur në veturë vijon të rezistojë, i dyshuari për vrasjen e vjehrrit nuk bindet nga RENEA, pozicionohen në terren snajperistët

Kryesuesi-anëtarit të KGJK’së: Po kërkon vëmendje pasi këtë çështje e ngriti u.d. presidentja

Kryesuesi-anëtarit të KGJK’së: Po kërkon vëmendje pasi këtë çështje e ngriti u.d. presidentja

Vonesa e rezultateve: VITA kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë Speciale dhe Policisë për marrjen e mostrave

Vonesa e rezultateve: VITA kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë Speciale dhe Policisë për marrjen e mostrave

“Sunny Hill Festival” në qendër të vëmendjes së mediave më të mëdha botërore

“Sunny Hill Festival” në qendër të vëmendjes së mediave më të mëdha botërore

Borë në fund të korrikut në Dobërdol të Podujevës (Pamje)

Borë në fund të korrikut në Dobërdol të Podujevës (Pamje)

ASK: Patatet, pemët dhe perimet me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë

ASK: Patatet, pemët dhe perimet me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë

Shtyhet mbledhja e KGJK-së, mungesa e kuorumit pengon trajtimin e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë

Shtyhet mbledhja e KGJK-së, mungesa e kuorumit pengon trajtimin e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë

Anëtarët e KGJK-së lëshojnë mbledhjen pas debatit për gjyqtarët serbë

Anëtarët e KGJK-së lëshojnë mbledhjen pas debatit për gjyqtarët serbë

Tragjedi në Shtime: Humb jetën 3-vjeçari, dyshohet se u ngulfat me një copë mishi

Tragjedi në Shtime: Humb jetën 3-vjeçari, dyshohet se u ngulfat me një copë mishi

Shpend Ahmeti dënohet me 2 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë

Shpend Ahmeti dënohet me 2 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë

0:000:00