Paralajmërim i fortë për Prengën: Nuk i ka armët për të mposhtur Joshuan

Dave Allen, ish-partneri i stërvitjes së Joshuas, beson se britaniku ka dy “mangësi”, por Prenga nuk ka armët e duhura për ta mposhtur

Kristian Prenga nuk ka shumë shanse përballë Anthony Joshua-s. Të paktën kështu mendon Dave Allen, ish-partneri i stërvitjes së britanikut, i cili beson se boksieri shqiptar nuk i zotëron armët e nevojshme për ta surprizuar ish-kampionin e botës.

Allen, që ka zhvilluar qindra raunde sparringu me Joshua-n në qendrën e Team GB në Sheffield, e cilësoi britanikun si një atlet të jashtëzakonshëm, me kondicion fizik të shkëlqyer, goditje të fortë me të djathtën dhe një “jab” shumë efikas.

Sipas tij, mënyra e vetme për ta mposhtur Joshua-n është ta frustrosh me lëvizje të vazhdueshme dhe teknikë të nivelit të lartë, siç bënë Oleksandr Usyk, Andy Ruiz Jr. dhe Daniel Dubois.

“Ka dy mënyra për ta mposhtur Anthony Joshua-n. E para është të kesh një goditje shkatërruese. E dyta është të kesh lëvizje, aftësi dhe dinakëri të jashtëzakonshme. Prenga nuk e ka as njërën dhe as tjetrën. Është fakt”, deklaroi Allen.

Britaniku shtoi se nuk beson se Prenga ka fuqinë për ta nokautuar Joshua-n dhe se stili i tij nuk është i mjaftueshëm për ta vënë në vështirësi ish-kampionin.

Joshua do të përballet me Prengën këtë të shtunë, 25 korrik (ora 22:00) në Xhedah të Arabisë Saudite, në një duel ku britaniku konsiderohet favorit absolut.

Të ngjashme
Kurti s’merret me ndërkombëtarët, por pret nga KGJK të vendosë për lirimin nga detyra të gjyqtarëve serbë

I mbyllur në veturë vijon të rezistojë, i dyshuari për vrasjen e vjehrrit nuk bindet nga RENEA, pozicionohen në terren snajperistët

Kryesuesi-anëtarit të KGJK’së: Po kërkon vëmendje pasi këtë çështje e ngriti u.d. presidentja

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për shtesat e higjienisteve të angazhuara gjatë pandemisë

Vonesa e rezultateve: VITA kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë Speciale dhe Policisë për marrjen e mostrave

“Sunny Hill Festival” në qendër të vëmendjes së mediave më të mëdha botërore

Borë në fund të korrikut në Dobërdol të Podujevës (Pamje)

ASK: Patatet, pemët dhe perimet me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë

Shtyhet mbledhja e KGJK-së, mungesa e kuorumit pengon trajtimin e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë

Anëtarët e KGJK-së lëshojnë mbledhjen pas debatit për gjyqtarët serbë

Tragjedi në Shtime: Humb jetën 3-vjeçari, dyshohet se u ngulfat me një copë mishi

Shpend Ahmeti dënohet me 2 vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë

0:000:00