Westerlund thirrje për formimin e institucioneve: Duhen kompromise, edhe nëse je partia më e madhe

Westerlund thirrje për formimin e institucioneve: Duhen kompromise, edhe nëse je partia më e madhe

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka thënë se vendi duhet sa më parë të ketë një president/e, e se për zgjedhjen e tij/saj duhen kompromise, “edhe nëse je partia më e madhe politike”.


Westerlund, madje ka përmendur edhe ish-presidentin Ibrahim Rugova, partia e të cilit kishte fituar mbi 40% të votave.

Ai ka cituar fjalët e ish-presidentit për fitoren e të ish-keshilltarit te tij, që i kishte thënë Rugovës se pa dy të tretat e parlamentit, nuk do të mund ta zgjedhin presidentin.

Westerlund ka theksuar se politikanet duhet ta kenë parasysh se “kjo nuk është lojë” e se bëhet fjalë për t’i shërbyer popullit.


“Mendoj se të gjithë politikanët janë zgjedhur nga qytetarët dhe duhet ta kenë parasysh se kjo nuk është një lojë. Bëhet fjalë për t’i shërbyer popullit, dhe për këtë arsye duhet të ketë një qeveri. E kuptoj se nëse përfaqëson partinë më të madhe politike ose nëse ke shumicën në parlament, duhet të jesh në gjendje të formosh qeverinë dhe të vazhdosh me mandatin që të është dhënë. Por, sigurisht, duhet të zgjidhet edhe presidenti, dhe për këtë nevojiten kompromise

Më është thënë se pas zgjedhjeve të para pas luftës së vitit 1999, presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova, kur LDK-ja fitoi rreth 42–45% të votave, thuhet se kishte thënë ‘Tani mund ta formojmë qeverinë, mund ta zgjedhim presidentin dhe mund ta zgjedhim kryetarin e Kuvendit’. Dhe unë kuptoj se disa nga këshilltarët e tij të asaj kohe, përfshirë të ndjerin Alush Gashi, i kishin thënë ‘Shikoni, ne nuk e kemi shumicën. Nuk e kemi shumicën në parlament dhe nuk i kemi dy të tretat e votave për ta zgjedhur presidentin’. Pra, duhet të bëhen kompromise, edhe nëse je partia më e madhe politike”, tha ambasadori suedez për Ekonomia Online, transmeton Periskopi.

Të ngjashme
Gjykimi për aksidentin me fatalitet në Prishtinë, eksperti thotë se viktima s’kishte dalë befasishëm në rrugë

Gjykimi për aksidentin me fatalitet në Prishtinë, eksperti thotë se viktima s’kishte dalë befasishëm në rrugë

Pse luhet vetëm një ndeshje e Kupës së Botës të dielën?

Pse luhet vetëm një ndeshje e Kupës së Botës të dielën?

Franca mbyll reaktorë bërthamorë mes valës rekord të të nxehtit në Evropë

Franca mbyll reaktorë bërthamorë mes valës rekord të të nxehtit në Evropë

Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë

Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë

I PADËSHIRUAR: Lumir Abdixhiku, kryetari me më së paku vota brenda partisë në historinë e LDK-së

I PADËSHIRUAR: Lumir Abdixhiku, kryetari me më së paku vota brenda partisë në historinë e LDK-së

Skandal në Botëror? Lojtari i mori orën gjyqtarit, Turqia kërkoi përsëritjen e ndeshjes me Paraguain

Skandal në Botëror? Lojtari i mori orën gjyqtarit, Turqia kërkoi përsëritjen e ndeshjes me Paraguain

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur në Venezuelë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur në Venezuelë

Kusari: Narrativa anti-media e VV-së po përkthehet në kërcënime, intimidim dhe dhunë ndaj gazetarëve

Kusari: Narrativa anti-media e VV-së po përkthehet në kërcënime, intimidim dhe dhunë ndaj gazetarëve

Kosovarët që protestojnë për Zvërnecin, Ali Ahmeti: Me dhimbje po i përcjelli, Shqipëria strehoi Kosovën gjatë luftës

Kosovarët që protestojnë për Zvërnecin, Ali Ahmeti: Me dhimbje po i përcjelli, Shqipëria strehoi Kosovën gjatë luftës

Përleshje mes dy policëve brenda stacionit policor në Prishtinë, IPK-ja rekomandon suspendimin e tyre

Përleshje mes dy policëve brenda stacionit policor në Prishtinë, IPK-ja rekomandon suspendimin e tyre

Vajza e Ikballe Hudutit më ekstremiste së nëna, nga Irani kërcënonte aleatët e Kosovës: Do ta luftojmë Amerikën e Izraelin

Vajza e Ikballe Hudutit më ekstremiste së nëna, nga Irani kërcënonte aleatët e Kosovës: Do ta luftojmë Amerikën e Izraelin

Tërmeti godet edhe Turqinë

Tërmeti godet edhe Turqinë

0:000:00