Amerikanët vlerësojnë se mund të ketë deri në 10 mijë të vdekur në Venezuelë

Amerikanët vlerësojnë se mund të ketë deri në 10 mijë të vdekur në Venezuelë

Pamje dramatike nga Venezuela po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën vendin më 24 qershor, duke shkaktuar shembje ndërtesash, dëme të mëdha infrastrukturore dhe qindra viktima.

Sipas autoriteteve venezuelase, deri më tani janë konfirmuar të paktën 164 të vdekur dhe rreth 971 të plagosur, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet në zonat më të goditura, veçanërisht në rajonin e La Guairas dhe në kryeqytetin Caracas.

Dy tërmetet, me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë, ndodhën brenda vetëm 39 sekondash nga njëri-tjetri, duke u konsideruar ndër goditjet më të forta sizmike në historinë moderne të Venezuelës.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) ka publikuar vlerësime paraprake sipas të cilave numri përfundimtar i viktimave mund të kalojë 10 mijë persona, ndërsa në skenarin më të rëndë mund të arrijë edhe dhjetëra mijëra, për shkak të dendësisë së popullsisë në zonat e prekura dhe numrit të madh të ndërtesave të dëmtuara.

Raportohet se mijëra persona rezultojnë ende të zhdukur ose të bllokuar nën rrënoja, ndërsa qasja në disa zona është vështirësuar nga dëmtimet e rrugëve, ndërprerjet e energjisë elektrike dhe pasgoditjet e vazhdueshme, shkruan reuters.

Qeveria venezuelase ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa disa shtete dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë SHBA-në, kanë ofruar ndihmë humanitare dhe ekipe shpëtimi.

Pamjet e publikuara tregojnë ndërtesa të shembura, rrugë të mbuluara nga rrënojat dhe qytetarë që kërkojnë të afërmit e tyre mes kaosit të krijuar nga katastrofa natyrore./Periskopi/

Të ngjashme
Pse Ardon Jashari ka mbetur në stol te Zvicra në Botëror? Yakin zbulon arsyen e fortë

Pse Ardon Jashari ka mbetur në stol te Zvicra në Botëror? Yakin zbulon arsyen e fortë

Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë

Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë

Gjykimi për aksidentin me fatalitet në Prishtinë, eksperti thotë se viktima s’kishte dalë befasishëm në rrugë

Gjykimi për aksidentin me fatalitet në Prishtinë, eksperti thotë se viktima s’kishte dalë befasishëm në rrugë

Pse luhet vetëm një ndeshje e Kupës së Botës të dielën?

Pse luhet vetëm një ndeshje e Kupës së Botës të dielën?

Westerlund thirrje për formimin e institucioneve: Duhen kompromise, edhe nëse je partia më e madhe

Westerlund thirrje për formimin e institucioneve: Duhen kompromise, edhe nëse je partia më e madhe

Franca mbyll reaktorë bërthamorë mes valës rekord të të nxehtit në Evropë

Franca mbyll reaktorë bërthamorë mes valës rekord të të nxehtit në Evropë

Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë

Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë

I PADËSHIRUAR: Lumir Abdixhiku, kryetari me më së paku vota brenda partisë në historinë e LDK-së

I PADËSHIRUAR: Lumir Abdixhiku, kryetari me më së paku vota brenda partisë në historinë e LDK-së

Skandal në Botëror? Lojtari i mori orën gjyqtarit, Turqia kërkoi përsëritjen e ndeshjes me Paraguain

Skandal në Botëror? Lojtari i mori orën gjyqtarit, Turqia kërkoi përsëritjen e ndeshjes me Paraguain

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur në Venezuelë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur në Venezuelë

Kusari: Narrativa anti-media e VV-së po përkthehet në kërcënime, intimidim dhe dhunë ndaj gazetarëve

Kusari: Narrativa anti-media e VV-së po përkthehet në kërcënime, intimidim dhe dhunë ndaj gazetarëve

Kosovarët që protestojnë për Zvërnecin, Ali Ahmeti: Me dhimbje po i përcjelli, Shqipëria strehoi Kosovën gjatë luftës

Kosovarët që protestojnë për Zvërnecin, Ali Ahmeti: Me dhimbje po i përcjelli, Shqipëria strehoi Kosovën gjatë luftës

0:000:00