Pse luhet vetëm një ndeshje e Kupës së Botës të dielën?

Pse luhet vetëm një ndeshje e Kupës së Botës të dielën?

Pas dy javësh futboll pothuajse pa ndërprerje, Kupa e Botës 2026 po hyn në një fazë të re të garës.

Tifozët, të cilët janë mësuar të ndjekin disa ndeshje në ditë gjatë fazës së grupeve, do të përjetojnë një ndryshim të madh të dielën, kur në program do të jetë vetëm një ndeshje.

Arsyeja e këtij ndryshimi lidhet me kalimin nga faza e grupeve në fazën eliminatore. Kupa e Botës 2026 është e para në histori që zhvillohet me 48 kombëtare, çka ka sjellë edhe një format të ri me raundin e 32 skuadrave.

Nis faza historike e eliminimit direkt

Faza e grupeve përfundon zyrtarisht pas ndeshjeve të fundit të Grupit J, ndërsa menjëherë më pas nis faza e eliminimit direkt.

Ndeshja e parë e raundit të 32-shes do të zhvillohet të dielën, më 28 qershor, mes Kanadasë dhe Afrikës së Jugut në stadiumin SoFi në Kaliforni.

Takimi do të nisë në orën 21:00 sipas kohës së Evropës Qendrore dhe do të jetë ndeshja e vetme e ditës. Njëkohësisht, ajo do të hyjë në histori si ndeshja e parë e fazës eliminatore në formatin e zgjeruar të Kupës së Botës.



Kohë për rikuperim dhe organizim

FIFA ka vendosur që kalimi nga faza e grupeve në atë eliminatore të bëhet gradualisht, duke lënë vetëm një ndeshje në program të dielën.

Ky vendim u jep skuadrave më shumë kohë për udhëtime, rikuperim fizik dhe përgatitje për sfidat vendimtare.

Pas ndeshjes së së dielës, turneu do të vazhdojë të hënën me një tjetër përballje, ndërsa më pas ritmi do të rikthehet me dy ose tre ndeshje në ditë, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi


Një ditë tranzicioni në turne

Ndryshimi është veçanërisht i dukshëm pas kalendarit intensiv të dy javëve të para, kur zhvilloheshin deri në katër ndeshje në ditë. Për tifozët evropianë, shumë prej këtyre takimeve luheshin në orët e vona të mbrëmjes ose gjatë natës.

Kështu, e diela shërben si një ditë tranzicioni mes dy fazave të turneut, duke shënuar fillimin e ndeshjeve ku çdo gabim mund të jetë fatal, por njëkohësisht duke ofruar një pushim të nevojshëm për ekipet para sfidave vendimtare të Kupës së Botës. /Periskopi/

Të ngjashme
Gjykimi për aksidentin me fatalitet në Prishtinë, eksperti thotë se viktima s’kishte dalë befasishëm në rrugë

Gjykimi për aksidentin me fatalitet në Prishtinë, eksperti thotë se viktima s’kishte dalë befasishëm në rrugë

Westerlund thirrje për formimin e institucioneve: Duhen kompromise, edhe nëse je partia më e madhe

Westerlund thirrje për formimin e institucioneve: Duhen kompromise, edhe nëse je partia më e madhe

Franca mbyll reaktorë bërthamorë mes valës rekord të të nxehtit në Evropë

Franca mbyll reaktorë bërthamorë mes valës rekord të të nxehtit në Evropë

Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë

Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë

I PADËSHIRUAR: Lumir Abdixhiku, kryetari me më së paku vota brenda partisë në historinë e LDK-së

I PADËSHIRUAR: Lumir Abdixhiku, kryetari me më së paku vota brenda partisë në historinë e LDK-së

Skandal në Botëror? Lojtari i mori orën gjyqtarit, Turqia kërkoi përsëritjen e ndeshjes me Paraguain

Skandal në Botëror? Lojtari i mori orën gjyqtarit, Turqia kërkoi përsëritjen e ndeshjes me Paraguain

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur në Venezuelë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur në Venezuelë

Kusari: Narrativa anti-media e VV-së po përkthehet në kërcënime, intimidim dhe dhunë ndaj gazetarëve

Kusari: Narrativa anti-media e VV-së po përkthehet në kërcënime, intimidim dhe dhunë ndaj gazetarëve

Kosovarët që protestojnë për Zvërnecin, Ali Ahmeti: Me dhimbje po i përcjelli, Shqipëria strehoi Kosovën gjatë luftës

Kosovarët që protestojnë për Zvërnecin, Ali Ahmeti: Me dhimbje po i përcjelli, Shqipëria strehoi Kosovën gjatë luftës

Përleshje mes dy policëve brenda stacionit policor në Prishtinë, IPK-ja rekomandon suspendimin e tyre

Përleshje mes dy policëve brenda stacionit policor në Prishtinë, IPK-ja rekomandon suspendimin e tyre

Vajza e Ikballe Hudutit më ekstremiste së nëna, nga Irani kërcënonte aleatët e Kosovës: Do ta luftojmë Amerikën e Izraelin

Vajza e Ikballe Hudutit më ekstremiste së nëna, nga Irani kërcënonte aleatët e Kosovës: Do ta luftojmë Amerikën e Izraelin

Tërmeti godet edhe Turqinë

Tërmeti godet edhe Turqinë

0:000:00