Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 11 shtetas, në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet më 22 dhe 23 qershor 2026, të dyshuar për përfshirje në veprime që kanë penguar rendin dhe qetësinë publike.

Sipas njoftimit zyrtar, personat e proceduar në gjendje të lirë akuzohen për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Ata janë: D. G., 50 vjeç; I. D., 55 vjeç; E. E., 32 vjeç; E. B., 29 vjeç; V. D., 30 vjeç; E. Z., 26 vjeç; Xh. P., 27 vjeç; B. K., 36 vjeç; D. B., 32 vjeç; Sh. B., 34 vjeç dhe I. M., 28 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë orientuar dhe zhvilluar tubimin në zona të ndryshme nga ato të njoftuara zyrtarisht, konkretisht në kryqëzimin e rrugës “Urani Pano” me bulevardin “Zogu I”, në kryqëzimin e rrugës “Ibrahim Rugova” me Rrugën e Kavajës, si dhe në kryqëzimin e rrugës “Ibrahim Rugova” me bulevardin “Gjergj Fishta”, raporton euronews.al, transmeton Periskopi.

Si pasojë, në këto akse me fluks të lartë qarkullimi, është penguar lëvizja e lirë e automjeteve dhe qytetarëve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme./Periskopi/

Të ngjashme
Gjykimi për aksidentin me fatalitet në Prishtinë, eksperti thotë se viktima s’kishte dalë befasishëm në rrugë

Pse luhet vetëm një ndeshje e Kupës së Botës të dielën?

Westerlund thirrje për formimin e institucioneve: Duhen kompromise, edhe nëse je partia më e madhe

Franca mbyll reaktorë bërthamorë mes valës rekord të të nxehtit në Evropë

I PADËSHIRUAR: Lumir Abdixhiku, kryetari me më së paku vota brenda partisë në historinë e LDK-së

Skandal në Botëror? Lojtari i mori orën gjyqtarit, Turqia kërkoi përsëritjen e ndeshjes me Paraguain

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur në Venezuelë

Kusari: Narrativa anti-media e VV-së po përkthehet në kërcënime, intimidim dhe dhunë ndaj gazetarëve

Kosovarët që protestojnë për Zvërnecin, Ali Ahmeti: Me dhimbje po i përcjelli, Shqipëria strehoi Kosovën gjatë luftës

Përleshje mes dy policëve brenda stacionit policor në Prishtinë, IPK-ja rekomandon suspendimin e tyre

Vajza e Ikballe Hudutit më ekstremiste së nëna, nga Irani kërcënonte aleatët e Kosovës: Do ta luftojmë Amerikën e Izraelin

Tërmeti godet edhe Turqinë

Tërmeti godet edhe Turqinë

0:000:00