I PADËSHIRUAR: Lumir Abdixhiku, kryetari me më së paku vota brenda partisë në historinë e LDK-së

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, rezulton të ketë regjistruar raportin më të ulët të votave personale në krahasim me totalin e votave të subjektit që drejton, në historikun e zgjedhjeve të fundit të Lidhja Demokratike e Kosovës.
Enis Rrustemi, Periskopi
Nëse veç shohim të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Abdixhiku ka siguruar 83,894 vota personale, ndërsa LDK në total ka marrë 135,567 vota. Kjo e vendos raportin e tij të mbështetjes personale në rreth 61.9% të votave totale të partisë — një nivel që bie dukshëm poshtë standardeve të mëparshme të lidershipit brenda këtij subjekti.
Një performancë që bie në sy në historikun e LDK-së
Në krahasim me ciklet e kaluara zgjedhore, ku liderët e LDK-së zakonisht kanë mbajtur një peshë më të fortë personale brenda votës së përgjithshme të partisë, rezultati i Abdixhikut shënon një devijim të dukshëm nga kjo traditë.
Me këtë përqindje, ai renditet në fund të spektrit të performancës personale ndaj partisë, duke reflektuar një ndarje më të theksuar mes votës për subjektin dhe votës për liderin.
Përmes një grafike, në bazë të përqindjes së votave të bartësve të listës ndaj votuesve të LDK'së: këto janë rezultatet e liderëve të kësaj partie gjatë viteve.
Në vitin 2010, kur në krye ishte Isa Mustafa, nga votat e partisë, kryetari/bartësi i kësaj liste kishte marrë 75,46% të votave.
Në vitin 2014, kur LDK garonte sërish me Isa Mustafën, i njëjti kishte 65,58% të votave të partisë.
Në vitin 2017, Avdullah Hoti, kishte marrë 62,24% të votave të partisë.
Me Vjosa Osmanin, në vitin 2019, 85.23% e votave të partisë i kishte ajo.
Në vitin 2021, Avdullah Hoti, sërish, kishte 62,75% të votave të LDK’së.
Ndërsa, në zgjedhjet e fundit, ku Lumir Abdixhiku, kryetar i partisë, dhe kandidat për kryeministër, mori përqindjen më të vogël të votave brenda partisë, vetëm 61,9%.
Por, ky nuk është dështimi i vetëm i Abdixhikut.
Krahasimi me liderët e tjerë politikë
Kur vështrohet në kontekst më të gjerë të skenës politike, diferenca bëhet edhe më e dukshme.
Sipas të dhënave të krahasuara, liderë të partive të tjera kryesore kanë arritur të ruajnë një lidhje më të fortë mes votës personale dhe asaj të partisë:
* Albin Kurti i VV-së: 84.7%
* Ardian Gjini i AAK-së: 81.8%
* Bedri Hamza i PDK-së: 80.40%
* Lumir Abdixhiku (LDK): 61.88%
Kjo renditje e vendos kreun e LDK-së dukshëm poshtë rivalëve të tij politikë, duke theksuar hendekun mes mbështetjes së përgjithshme për subjektin dhe kapitalit të tij personal elektoral.
Në analizën e këtyre të dhënave, Abdixhiku shfaqet me një raport të pazakontë të ulët të personalizimit të votës brenda partisë së tij — një tregues që, në kontekst krahasues, e pozicionon atë në fund të listës së liderëve.
Për fund, nga ndodhitë e fundit brenda kësaj partie, ku paknaqësia ka arritur kulmin, me figura të larta që kanë dalur publikisht për reformimin e LDK’së – a është legjitime kërkesa për dorëheqje e kryetarit aktual, që pati rezultate tejet të dobëta që nga marrja e timonit të partisë?
***Periskopi do ju sjell artikuj të tjerë në vazhdim ku do bëhet e ditur se kush po e mban ende në krye të partisë, Lumir Abdixhikun dhe cilat janë interesat e tyrë që e lidhin me të.











