Pse Ardon Jashari ka mbetur në stol te Zvicra në Botëror? Yakin zbulon arsyen e fortë

Ardon Jashari po kalon në një situatë jo të lehtë në kombëtaren e Zvicrës, ku pavarësisht formës së mirë në stërvitje, minutat në fushë po mbeten të kufizuara.

Mesfushori i Milanit ka luajtur vetëm disa minuta në ndeshjen e parë kundër Katarit, ndërsa në përballjet ndaj Bosnjë-Hercegovinës dhe Kanadasë ka mbetur në stol.

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka folur hapur për situatën e lojtarit, duke e vlerësuar atë, por njëkohësisht duke pranuar vështirësinë për t’i gjetur hapësirë në formacion.

“Më dhemb që nuk mund ta aktivizoj Ardonin. Ai po stërvitet shumë mirë, por me Xhakën dhe Freulerin, kemi një dyshe të mirë të vendosur në mesfushë”, shpjegoi Yakin.

Megjithatë, tekniku zviceran nuk e përjashton mundësinë që Jashari të përdoret edhe në role të tjera në fushë.

“E kam konsideruar edhe aktivizimin e tij në krah. Ndoshta edhe si mbrojtës i majtë. Është shumë inteligjent, ka qëndrueshmëri të madhe dhe është i fortë në ndërhyrje”, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

“Është një djalë i mirë dhe është gati kur kam nevojë për të”, ka theksuar Yakin.

Deklaratat e tij tregojnë qartë se Jashari mbetet pjesë e planeve afatgjata të Zvicrës, por konkurrenca në mesfushë, sidomos me Granit Xhakën dhe Remo Freuler, e bën të vështirë për momentin përfshirjen e tij si titullar./Periskopi

Të ngjashme
Amerikanët vlerësojnë se mund të ketë deri në 10 mijë të vdekur në Venezuelë

Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë

Gjykimi për aksidentin me fatalitet në Prishtinë, eksperti thotë se viktima s’kishte dalë befasishëm në rrugë

Pse luhet vetëm një ndeshje e Kupës së Botës të dielën?

Westerlund thirrje për formimin e institucioneve: Duhen kompromise, edhe nëse je partia më e madhe

Franca mbyll reaktorë bërthamorë mes valës rekord të të nxehtit në Evropë

Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë

I PADËSHIRUAR: Lumir Abdixhiku, kryetari me më së paku vota brenda partisë në historinë e LDK-së

Skandal në Botëror? Lojtari i mori orën gjyqtarit, Turqia kërkoi përsëritjen e ndeshjes me Paraguain

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur në Venezuelë

Kusari: Narrativa anti-media e VV-së po përkthehet në kërcënime, intimidim dhe dhunë ndaj gazetarëve

Kosovarët që protestojnë për Zvërnecin, Ali Ahmeti: Me dhimbje po i përcjelli, Shqipëria strehoi Kosovën gjatë luftës

0:000:00