Gjykimi për aksidentin me fatalitet në Prishtinë, eksperti thotë se viktima s’kishte dalë befasishëm në rrugë

Gjykimi për aksidentin me fatalitet në Prishtinë, eksperti thotë se viktima s’kishte dalë befasishëm në rrugë

Në seancën e së enjtes në gjykimin ndaj Vullnet Gashit i cili po akuzohet për aksidentin me fatalitet në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ka vazhduar dëgjimi i ekspertit të komunikacionit rrugor, Ahmet Maxhuni, i cili tha se duke pasur parasysh se vendi ku ka ndodhur aksidenti është me tre shirita qarkullues në një drejtim dhe këmbësori është goditur në shiritin e tretë, do të thotë se ai nuk ka dalë befasishëm në rrugë.

Në këtë rast, Vullnet Gashi akuzohet se shkaku i aksidentit të shkaktuar në dhjetor të 2023-ës në Prishtinë, F.B- si këmbësor kishte ndërruar jetë, raporton “Betimi për Drejtësi”, transmeton Periskopi.

Lidhur me këtë, eksperti tha se edhe pse në shiritin para tani të akuzuarit ka qenë një kamion me përmasa më të mëdha, ai nuk e ka penguar pasi që i akuzuari Gashi është dashur të ketë kujdes të shtuar meqë kamioni ishte ndalur.

Maxhuni deklaroi se në asnjë dokumentacion të lëndës nuk ka ndonjë të dhënë se ka pasur frenim nga drejtuesi i veturës.

Ai theksoi se nuk mund të paragjykojë se aksidenti do të kishte mundur të shmangej nëse drejtuesi i veturës do të kishte lëvizur me shpejtësinë e lejuar.

Ndër tjerash, eksperti deklaroi se nuk mund të përcaktojë momentin se kur ka ndodhur goditja e tani të ndjerit F.B., pasi që nuk ka video-incizim ku paraqitet momenti i goditjes si dhe nuk ka incizim se vetura është ndalë në momentin e goditjes.

Sipas Maxhunit, në momentin e goditjes tani i ndjeri kishte rënë në tokë dhe gjurmët e lëndimeve që kanë mbetur në veturë janë në xhamin e përparmë nga ana e djathtë e veturës.

Ai tha se sipas ligjit, këmbësorëve u lejohet kalimi i rrugës në distancë mbi 50 metra nga vendkalimi i këmbësorëve.

Seanca ka vazhduar edhe me dëgjimin ekspertit të komunikacionit Durak Cakiqi, i cili deklaroi se në bazë të analizës hapësinore dhe kohore, drejtuesi i veturës- në këtë rast i akuzuari Gashi, nuk ka pasur mundësi teknike që të evitojë aksidentin për shkak se rruga e ndaljes së veturës është më e gjatë se distanca e paraqitjes së rrugës prej ku ka mundur të sheh këmbësorin.

Cakiqi tha se mendon që në bazë të llogaritjes së shpejtësisë dhe analizës së rrjedhës së aksidentit, goditja ka ndodhur në sekondën e 53.52 të video-incizimit, ku goditjen primare tani i ndjeri e kishte marrë në pjesën e përparme të automjetit- përkatësisht në tabelën e regjistrimit të veturës në anën e majtë e pastaj në kapakun e motorit dhe është hedhur në xhamin e parë të veturës në pjesën e djathtë.

Ndër tjerash, ai shtoi se automjetet sportive, në rastin e goditjes së këmbësorëve për shkak të lartësisë së ulët, te kontakti me këmbësorë, këmbësori hudhet më lartë se tek automjetet standarde.

Cakiqi tha se sipas llogaritjeve analitike, nëse shpejtësia e lëvizjes do të ishte deri në 21 km/h, do të mund të evitohej aksidenti, por mbi 40 km/h shpejtësi do të ishte e pamundur.

Ndryshe, ky rast ishte në gjykim tek gjyqtarja Naime Krasniqi-Jashanica, por për shkak të degradimit të saj nga Departamenti i Përgjithshëm në Departamentin për Kundërvajtje, rasti kaloi tek gjyqtari Driton Berisha.

Në seancën fillestare më 18 tetor 2024, i akuzuari u deklarua i pafajshëm për veprën penale që i vihet në barrë.

Sipas aktakuzës së ngritur më 27 shkurt 2024 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, i akuzuari Vullnet Gashi më 2 dhjetor 2023 në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, derisa ishte duke drejtuar veturën pa patentë shofer, në shiritin e djathtë të dedikuar vetëm për lëvizjen e autobusëve dhe taksive, nga pakujdesia ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, ashtu që duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, kushteve të rrugës, gjendjes dhe llojit rrugës në mënyrë që të ndalë mjetin para çdo pengese që mund të paraqitet, ka rrezikuar trafikun publik dhe ka vënë në rrezik jetën e njerëzve.

Gjithnjë sipas aktakuzës, derisa tani i ndjeri F.B., ishte duke kaluar rrugën, në kundërshtim me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, jashtë vendkalimit të këmbësorëve, nga ana e majtë në të djathtë (drejtimi i lëvizjes së automjetit), në ato momente në shiritin e mesëm të trafikut ishte duke lëvizur një kamion dhe me të arritur pranë “Euro Roleta”, i pandehuri me pjesën e parë ballore e godet tani të ndjerin, i cili si pasojë e lëndimeve të marra, kishte ndërruar jetë.

Aktakuza thotë se Raporti i Autopsisë i datës 12 dhjetor 2023, tregon se vdekja e tani të ndjerit F.B., është e dhunshme dhe ka ardhur si pasojë e traumës së shumëfishtë, ku tregohen edhe lëndimet trupore që kishte marrë tani i ndjeri si pasojë e aksidentit.

Me këtë, i pandehuri Vullnet Gashi po akuzohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370, paragrafi 9 lidhur me paragrafin 6 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal. /Periskopi

Të ngjashme
Pse Ardon Jashari ka mbetur në stol te Zvicra në Botëror? Yakin zbulon arsyen e fortë

Pse Ardon Jashari ka mbetur në stol te Zvicra në Botëror? Yakin zbulon arsyen e fortë

Amerikanët vlerësojnë se mund të ketë deri në 10 mijë të vdekur në Venezuelë

Amerikanët vlerësojnë se mund të ketë deri në 10 mijë të vdekur në Venezuelë

Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë

Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë

Pse luhet vetëm një ndeshje e Kupës së Botës të dielën?

Pse luhet vetëm një ndeshje e Kupës së Botës të dielën?

Westerlund thirrje për formimin e institucioneve: Duhen kompromise, edhe nëse je partia më e madhe

Westerlund thirrje për formimin e institucioneve: Duhen kompromise, edhe nëse je partia më e madhe

Franca mbyll reaktorë bërthamorë mes valës rekord të të nxehtit në Evropë

Franca mbyll reaktorë bërthamorë mes valës rekord të të nxehtit në Evropë

Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë

Policia e Tiranës procedon 11 persona pas tubimeve të 22–23 qershorit në Tiranë

I PADËSHIRUAR: Lumir Abdixhiku, kryetari me më së paku vota brenda partisë në historinë e LDK-së

I PADËSHIRUAR: Lumir Abdixhiku, kryetari me më së paku vota brenda partisë në historinë e LDK-së

Skandal në Botëror? Lojtari i mori orën gjyqtarit, Turqia kërkoi përsëritjen e ndeshjes me Paraguain

Skandal në Botëror? Lojtari i mori orën gjyqtarit, Turqia kërkoi përsëritjen e ndeshjes me Paraguain

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur në Venezuelë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur në Venezuelë

Kusari: Narrativa anti-media e VV-së po përkthehet në kërcënime, intimidim dhe dhunë ndaj gazetarëve

Kusari: Narrativa anti-media e VV-së po përkthehet në kërcënime, intimidim dhe dhunë ndaj gazetarëve

Kosovarët që protestojnë për Zvërnecin, Ali Ahmeti: Me dhimbje po i përcjelli, Shqipëria strehoi Kosovën gjatë luftës

Kosovarët që protestojnë për Zvërnecin, Ali Ahmeti: Me dhimbje po i përcjelli, Shqipëria strehoi Kosovën gjatë luftës

0:000:00