KPM paralajmëron shqyrtimin e mbylljes së “Debat Plus”, qasja konsiderohet skandaloze

KPM paralajmëron shqyrtimin e mbylljes së “Debat Plus”, qasja konsiderohet skandaloze

Për herë të parë, në Komisionin e Pavarur të Mediave, u përmend mbyllja e një emisioni televiziv – Debat Plus me Ermal Pandurin, që është produkt i Televizionit Dukagjini.

Kjo ide i shkoi në mendje, e pastaj edhe e tha me zë e figurë, nënkryetarja së KPM-së, Drita Morina.

“Nëqoftëse raste të tilla përsëriten, unë kam kërkesë për propozim të komisionit.. emisionit të tillë.. kjo është hera e … për sa kohë jemi pjesë e KPM-së, deri në ndalimin e emisionit të tillë. Ky do të jetë propozimi im, por do jetë temë shqyrtimi në mbledhjen e radhës”, ka deklaruar Drita Morina, nënkryetare e KPM-së.

Propozimin e arsyetoi me deklaratat e dhëna nga mysafirët e emisionit, e jo qëndrimin editorial të tij apo televizionit.

Morina që u zgjodh anëtare e KPM-së, me votat e Vetëvendosjes në prill të këtij viti, për idenë, u nxit pikërisht pas një ankese nga anëtarja e Vetëvendosje, Artane Rizvanolli, për një deklaratë të Uran Ismailit, në emisionin e datës 5 qershor, ndonëse në studio ishte edhe Glauk Konjufca, zëvendëskryeministër e nënkryetar i VV-së.

Propozimi i Morinës, nga juristja e medias, Flutura Kusari, po konsiderohet si skandaloz.

“Për herë të parë unë dëgjova në një mbledhje të KPM-së, mundësinë e mbylljes së Debat Plus, dhe mendoj se ishte një sinqeritet nga anëtarët, se çka ndodhë nëse KPM, vazhdon me agjendë të tillë”, ka theksuarFlutura Kusari, juriste e medias.

Si e papranueshme deklarata e Morinës po konsiderohet edhe nga Asociacioni i Gazetarëve.

“Kryetari Berisha, Nënkryetarja Morina, e anëtarët tjerë, e kanë treguar qëllimin që ti dënojnë mediat. Është e rrezikshme. Natyrisht që nuk mund t’i mbyllin mediat, në vitin 2026”, ka deklaruar Xhemajl Rexha, Kryetar i Asociacionit të Gazetarëve.

Krahas këtij propozimi, KPM në mbledhjen e së mërkurës, i sanksionoi katër televizione me vërejtje.

Televizioni Dukagjini, pikërisht për ankesën e Artane Rizvanollit, në raport me deklaratën e Uran Ismailit.

Pastaj, Kanal 10, Teve1 dhe Syri Vizion, poashtu u sanksionuan me vërejtje, për transmetim të deklaratave të kryetarëve të komunave, në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Pro secilit nga propozimet, votuan të gjithë anëtarët që ishin të pranishëm

Edhe këtë pjesë të mbledhjes, e monitoroi juristja e medias, Kusari, e cila pa hezitim, vlerëson që vendimet e komisionit ishin të varura, dhe me qëllim të qartë – mbylljen e mediave.

“Sot e monitorova komisionin e varur kundër mediave. Jam e alarmuar me çka kam pa sot. Anëtarët nuk e patën guximin me i përmend emrat e politikanëve që janë anku në komision. U trajtuan raste pa e ditë çka bëhet fjalë. Ishte tentim me i eduku moderatorët. Luajtën rolin e gjykatësit. Qëllimi i tyre është që deri në fund të vitit me i mbyllë mediat që janë kundër Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes”, ka theksuar Kusari.

Bordi i KPM-së përfshirë kryetarin Besnik Berisha, e nënkryetarja Morina, ishte zgjedhur në seancën e vonë të Kuvendit më 24 prill 2026, me votat e Lëvizjes Vetëvendosje./Periskopi

Të ngjashme
Dogana e Kosovës zbulon mallra me afat të skaduar dhe mungesë stoku në një depo doganore

Dogana e Kosovës zbulon mallra me afat të skaduar dhe mungesë stoku në një depo doganore

Një mural masiv në Brazil i kushtohet Neymarit dhe ndez atmosferën para Kupës së Botës

Një mural masiv në Brazil i kushtohet Neymarit dhe ndez atmosferën para Kupës së Botës

Cakolli: Nëse VV i merr 65% të votave të diasporës, mund ta formojë qeverinë

Cakolli: Nëse VV i merr 65% të votave të diasporës, mund ta formojë qeverinë

Trump: SHBA do ta godas shumë ashpër sot Iranin

Trump: SHBA do ta godas shumë ashpër sot Iranin

Dita e 11-të e protestës, në Tiranë pritet të vijnë edhe shqiptarë nga jashtë kufijve

Dita e 11-të e protestës, në Tiranë pritet të vijnë edhe shqiptarë nga jashtë kufijve

Imer Mushkolaj kritikon KPM-në: Kërkesat për mbylljen e emisioneve televizive janë mendësi totalitare

Imer Mushkolaj kritikon KPM-në: Kërkesat për mbylljen e emisioneve televizive janë mendësi totalitare

Elezi: Përfundon verifikimi dhe numërimi në 21 QKN, janë procesuar 71.65% e vendvotimeve

Elezi: Përfundon verifikimi dhe numërimi në 21 QKN, janë procesuar 71.65% e vendvotimeve

Reagon Kerquki: Televizionet janë nën presion nga KPM’ja, duhet të largohen ata që nuk e kuptojnë rolin e mediave

Reagon Kerquki: Televizionet janë nën presion nga KPM’ja, duhet të largohen ata që nuk e kuptojnë rolin e mediave

Ermal Panduri: Nëse dikush mendon se Debat Plus mund të ndalet me presion e ka keqkuptuar historinë

Ermal Panduri: Nëse dikush mendon se Debat Plus mund të ndalet me presion e ka keqkuptuar historinë

Luftë e ashpër fjalësh për flamingot: Çfarë rrezikon Shqipëria?

Luftë e ashpër fjalësh për flamingot: Çfarë rrezikon Shqipëria?

Qumështorja Drena mirëpret për vizitë të rinjtë nga Qendra Down Syndrome e Prishtinës dhe Mitrovicës

Qumështorja Drena mirëpret për vizitë të rinjtë nga Qendra Down Syndrome e Prishtinës dhe Mitrovicës

Zëdhënësja e Speciales: S’kemi mandat për t’u marrë me të gjitha krimet e ndodhura gjatë luftës në Kosovë

Zëdhënësja e Speciales: S’kemi mandat për t’u marrë me të gjitha krimet e ndodhura gjatë luftës në Kosovë

0:000:00