Dogana e Kosovës zbulon mallra me afat të skaduar dhe mungesë stoku në një depo doganore

Dogana e Kosovës zbulon mallra me afat të skaduar dhe mungesë stoku në një depo doganore

Dogana e Kosovës, përmes kontrolleve të rregullta të autorizimeve doganore dhe mbikëqyrjes së mallrave nën kontroll doganor, ka realizuar një vizitë kontrolluese në një depo doganore të autorizuar në rajonin e Mitrovicës.




Gjatë kontrollit është verifikuar përmbushja e kushteve dhe detyrimeve që rrjedhin nga autorizimi për ruajtjen e mallrave nën mbikëqyrje doganore. Pas analizimit të dokumentacionit dhe krahasimit të të dhënave elektronike me gjendjen faktike në depo, zyrtarët doganorë kanë konstatuar se një pjesë e mallrave të depozituara kishte tejkaluar afatin e përdorimit.


Bëhet fjalë për 19,875 kilogramë produkt ushqimor me bazë yndyre bimore, për të cilin është konstatuar se afati i përdorimit kishte skaduar. Për këtë rast është njoftuar menjëherë Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), zyrtarët e së cilës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar gjendjen e mallit, duke urdhëruar asgjësimin e tij në përputhje me legjislacionin në fuqi.


Mallrat me afat të skaduar janë larguar nga depoja doganore dhe janë transferuar sipas procedurave përkatëse në hapësirat e përcaktuara nga Dogana e Kosovës, deri në përfundimin e procedurave të asgjësimit.


Po ashtu, gjatë inventarizimit fizik të stokut, është konstatuar një mospërputhje ndërmjet gjendjes së raportuar dhe asaj faktike. Nga sasia që duhej të gjendej nën mbikëqyrje doganore, mungonin 5,450 kilogramë mall, të cilat nuk janë gjetur në hapësirat e depos doganore gjatë kontrollit.


Dogana e Kosovës ka iniciuar procedurat e mëtejshme administrative dhe hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore, në përputhje me dispozitat e Kodit Doganor dhe Akcizave.


Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e interesave fiskale të Republikës së Kosovës, garantimin e sigurisë së konsumatorëve dhe zbatimin e ligjit në të gjitha procedurat doganore.

Të ngjashme
Përleshje masive mes sirianëve dhe kosovarëve në Austri, shqiptohen dënime me burg

Përleshje masive mes sirianëve dhe kosovarëve në Austri, shqiptohen dënime me burg

Prishtina dekorohet me flamuj, gati për festën e Ditës së Çlirimit

Prishtina dekorohet me flamuj, gati për festën e Ditës së Çlirimit

Xhaka në mesin e lojtarëve më me përvojë në Botëror

Xhaka në mesin e lojtarëve më me përvojë në Botëror

10 më të votuarit e VV-së sipas numërimit të votave deri më tani

10 më të votuarit e VV-së sipas numërimit të votave deri më tani

Reçica padit Vedat Xhymshitin: Kam ushtruar padi dhe kallëzim penal për kërcënime dhe shpifje

Reçica padit Vedat Xhymshitin: Kam ushtruar padi dhe kallëzim penal për kërcënime dhe shpifje

Këta janë 10 kandidatët më të votuar të AAK-së

Këta janë 10 kandidatët më të votuar të AAK-së

Kush janë 10 më të votuarit e LDK-së deri më tani?

Kush janë 10 më të votuarit e LDK-së deri më tani?

KMSHK reagon ashpër ndaj KPM-së: Dënojmë fuqishëm deklarimin për mbylljen e “Debat Plusit”

KMSHK reagon ashpër ndaj KPM-së: Dënojmë fuqishëm deklarimin për mbylljen e “Debat Plusit”

Numërohen mbi 75% të votave, këta janë më të votuarit në PDK

Numërohen mbi 75% të votave, këta janë më të votuarit në PDK

Përfundon numërimi edhe në 9 qendra komunale, këto janë rezultatet

Përfundon numërimi edhe në 9 qendra komunale, këto janë rezultatet

Një mural masiv në Brazil i kushtohet Neymarit dhe ndez atmosferën para Kupës së Botës

Një mural masiv në Brazil i kushtohet Neymarit dhe ndez atmosferën para Kupës së Botës

Cakolli: Nëse VV i merr 65% të votave të diasporës, mund ta formojë qeverinë

Cakolli: Nëse VV i merr 65% të votave të diasporës, mund ta formojë qeverinë

0:000:00