Një mural masiv në Brazil i kushtohet Neymarit dhe ndez atmosferën para Kupës së Botës

Një mural i madh që nderon dashurinë e vazhdueshme të brazilianëve për Neymarin është shfaqur në prag të Kupës së Botës në Brazil.
Në qytetin Novo Hamburgo, në lagjen Patria Nova, një segment rruge prej rreth 200 metrash është shndërruar në një vepër arti gjigante në ambient të hapur, tërësisht e dedikuar yllit të futbollit brazilian.
Muralja dallohet për përmasat e saj mbresëlënëse dhe detajet artistike, duke e shndërruar një zonë të zakonshme urbane në një hapësirë simbolike që feston një nga figurat më të rëndësishme të futbollit modern brazilian, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Përtej një homazhi sportiv, kjo vepër është kthyer në një simbol të gjallë të bashkimit mes futbollit, artit dhe komunitetit lokal, në një moment kur vendi po përgatitet për atmosferën e madhe të turneut botëror./Periskopi/











