Qumështorja Drena mirëpret për vizitë të rinjtë nga Qendra Down Syndrome e Prishtinës dhe Mitrovicës

Qumështorja Drena ka mirëpritur për vizitë të rinjtë nga Qendra Down Syndrome e Prishtinës dhe Mitrovicës, në kuadër të një aktiviteti njohës dhe edukativ.
Gjatë vizitës, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen nga afër me proceset e prodhimit, kulturën e punës dhe funksionimin e përditshëm të kompanisë. Po ashtu, ata u informuan edhe për mundësitë e zhvillimit profesional dhe punësimit në të ardhmen.
Nga Qumështorja Drena u theksua rëndësia e krijimit të mundësive të barabarta dhe përfshirjes së të gjithëve në jetën shoqërore dhe profesionale.
Vizita u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe shërbeu si një mundësi e mirë për shkëmbim përvojash dhe njohje më të afërt me botën e punën.











