Liburn Aliut i rritet rroga për 900 euro në UBT, a ndikoi Memorandumi i Bashkëpunimit i nënshkruar muaj më parë?

Liburn Aliut i rritet rroga për 900 euro në UBT, a ndikoi Memorandumi i Bashkëpunimit i nënshkruar muaj më parë?

Në prill të këtij viti, ministri i Mjedisit, Liburn Aliu u shfaq në një fotografi bashkë me Rektorin e Kolegjit “UBT” i cili është edhe pronar, ku njoftoi për nënshkrimin e një Memorandumi të Bashkëpunimit. Lidhur më këtë marrëveshje ka nisur hetimet edhe Agjencia Kundër Korrupsionit -AKK, sepse ministri Aliu po nënshkruante një marrëveshje nën […]

Me 31 Mars të këtij viti, Aliu e ka dorëzuar formularin e pasurisë në AKK për pasurinë e tij deri më atë datë. Në këtë formular përsëri është deklaruar paga që merr në UBT. Fiks 2,040.00 euro. është shuma e rrogës që ka shënuar për të cilën ka thënë se e merr neto në muaj nga ky kolegj.

Më 31 Mars të vitit 2021, kjo shumë ka qenë në vlerë prej 1128 euro, ose 900 euro më pak se sa deklarimi i fundit. Pra paga prej profesor në UBT ia ka kaluar edhe për një herë asaj që e merr si ministër, të cilën e ka në vlerë prej 1074 euro.

Në krahasim me ministrin Aliu, disa prej kolegëve të tij, nuk u është rritur rroga, bile u është zvogëluar. Kjo është vërtetuar më një kërkim të thjeshtë nga Periskopi.

Aty të punësuar e ka bashkëshorten edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Në deklarimin e tij të pasurisë të vitit 2021, ministri ka shkruar se gruaja merr pagë nga Kolegji  në një vlerë prej 20,400.00 euro -neto në vit.

Në deklarimin e fundit, ministri ka shkruar se ajo ka një pagë neto në vit në vlerë prej 16,800.00 euro.

Profesor në “UBT” punon edhe deputeti i LVV-së, Mirsad Shkreta. Këtij nuk i ka lëvizur rroga në krahasim me deklarimin e vitit paraprak. E ka deklaruar të njëjtë, në vlerë prej 12,576.00 euro neto në vit.

Dekalrimi i Shkretës, 2022:

Deklarimi, 2021:

Aliu dhe Rektori i “UBT”, para tre muajve, kanë nënshkruar një marrëveshjen që përcakton kornizat e bashkëpunimit institucional në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Kolegjit “UBT”, në fushat e interesit të përbashkët, për hartimin, aplikimin dhe zbatimin e projekteve, elaborateve dhe studimeve të përbashkëta, hulumtime shkencore, organizimin dhe realizimin e forumeve profesionale, konferencave dhe simpoziumeve shkencore, realizimin e këshillimeve profesionale reciproke, ofrimin e mundësive për realizimin e praktikës profesionale për studentët, etj.

Lidhur më këtë marrëveshje ka raportuar ekskluzivisht Periskopi. Kishte reaguar edhe shoqëria civile, duke kërkuar llogari nga ministri, i cili këtë e ka arsyetuar duke thënë se një marrëveshje të njëjtë do ta nënshkruajë edhe me Universitetin e Prishtinës. /Periskopi/

Të ngjashme
Gjenden mbetje mortore të një burri në Malishevë që ishte zhdukur nga tetori i vitit të kaluar

Gjenden mbetje mortore të një burri në Malishevë që ishte zhdukur nga tetori i vitit të kaluar

Mijëra euro qarkullim në sezonin e dasmave: ATK në shënjestër këngëtarët, sallat e bizneset e tjera

Mijëra euro qarkullim në sezonin e dasmave: ATK në shënjestër këngëtarët, sallat e bizneset e tjera

Subvencionimi i teksteve shkollore – çka duhet të dini për procedurën dhe afatet

Subvencionimi i teksteve shkollore – çka duhet të dini për procedurën dhe afatet

Mashtroi qytetarët për donacione në bujqësi dhe termine me viza, Prokuroria në Pejë i ngrit aktakuzë të pandehures

Mashtroi qytetarët për donacione në bujqësi dhe termine me viza, Prokuroria në Pejë i ngrit aktakuzë të pandehures

Kapen 2.6 ton kokainë në Atlantik, një shqiptar ndër të arrestuarit

Kapen 2.6 ton kokainë në Atlantik, një shqiptar ndër të arrestuarit

Një muaj paraburgim për 26-vjeçarin që dyshohet se vrau babain e tij në Strellc të Deçanit

Një muaj paraburgim për 26-vjeçarin që dyshohet se vrau babain e tij në Strellc të Deçanit

Nga sot mund të aplikohet për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot mund të aplikohet për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Kapet mall i padeklaruar me vlerë rreth 15 mijë euro në Vërmicë

Kapet mall i padeklaruar me vlerë rreth 15 mijë euro në Vërmicë

Aksident me fatalitet në Istog, vdes motoçiklisti

Aksident me fatalitet në Istog, vdes motoçiklisti

I përmendi afera seksuale: A do ta denoncojë Vjosa Osmani profilin "Lule Gjeli" pas shpifjeve të rënda ndaj saj?

I përmendi afera seksuale: A do ta denoncojë Vjosa Osmani profilin "Lule Gjeli" pas shpifjeve të rënda ndaj saj?

DW: Rusia josh të varfrit me paga dhe shtetësi, shumë përfundojnë të vrarë në Ukrainë

DW: Rusia josh të varfrit me paga dhe shtetësi, shumë përfundojnë të vrarë në Ukrainë

Eksperti i ADN-së: Në fitilin ndezës të gjetur në vendin e ngjarjes janë gjetur shenja të Jovan Viqentijeviqit

Eksperti i ADN-së: Në fitilin ndezës të gjetur në vendin e ngjarjes janë gjetur shenja të Jovan Viqentijeviqit

Ligji për huanë nga SHBA vetëm me një kopje, Shehaj e “vjedh” dhe ik me vrap (VIDEO)

Ligji për huanë nga SHBA vetëm me një kopje, Shehaj e “vjedh” dhe ik me vrap (VIDEO)