Historia e lidhjes së Liburn Aliut me UBT’në daton që nga puna e tij si drejtor në Prishtinë

Historia e lidhjes së Liburn Aliut me UBT’në daton që nga puna e tij si drejtor në Prishtinë

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu sot njoftoi për nënshkrimin e një marrëveshjeje me kolegjin UBT, aty edhe ku merr një pagë të majme – më shumë se 1000 euro në muaj si profesor. Përveç ministër e  profesor Aliut, në nënshkrimin e marrëveshjes shihet edhe shefja e kabinetit të tij, Rineta Jashari – e cila po […]

Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës është duke e favorizuar hapur kolegjin UBT, nga i cili merr një pagë të majme si profesor. Sikurse sot, më datë 9 shkurt 2017, pronari i UBT’së, Edmond Hajrizi ishte shfaqur në një takim me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Liburn Aliu, me të cilin kishin bashkëbiseduar për mënyrat e bashkëpunimit ndërmjet UBT-së dhe Komunës së Prishtinës, për fusha me interes për kryeqytetin, banorëve të saj, studentëve, si dhe stafit në përgjithësi.

Në këtë takim, ndër të tjera, është biseduar edhe për mundësinë për kryerjen e praktikës së studentëve të UBT-së në Komunën e Prishtinës, bashkëpunimi në projekte hulumtuese si dhe në analiza.

Në shtator të vitit të kaluar, ministri Aliu ishte shfaqur krah punëdhënëset të tij në një tjetër eveniment.

Në ambientet e qendrës së UBT-së në Prishtinë, me organizim të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, UBT kishte mbajtur debatin për projektligjin për Odat e Arkitektëve dhe Inxhinierëve në fushën e ndërtimit.

I pranishëm në këtë debat ishte rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, dekani i Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, dr. Lulzim Beqiri, si dhe profesorë të tjerë të UBT-së.

Gjatë këtij debati u diskutua mes rektorit, ministrit dhe të pranishmëve të tjerë për rëndësinë e një ligji të tillë, si dhe për rolin dhe mundësinë që të bëhen përmirësime në këtë projektligj.

Ministria që z.Aliu drejton, sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me këtë kolegj për kryerjen e disa punëve.

Sot, nënshkruam marrëveshjen që përcakton kornizat e bashkëpunimit institucional në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Kolegjit “UBT”, në fushat e interesit të përbashkët, në pajtim me kompetencat ligjore, për hartimin, aplikimin dhe zbatimin e projekteve, elaborateve dhe studimeve të përbashkëta, hulumtime shkencore, organizimin dhe realizimin e forumeve profesionale, konferencave dhe simpoziumeve shkencore, realizimin e këshillimeve profesionale reciproke, ofrimin e mundësive për realizimin e praktikës profesionale për studentët, harmonizimin e përmbajtjeve mësimore me nevojave e tregut të punës, si dhe funksionalizimin e institucioneve të përbashkëta profesionale dhe shkencore”, njofton Aliu.

Nënshkrimin në marrëveshje e kanë hedhur, ministri Liburn Aliu dhe punëdhënësi i tij tek kolegji UBT, Edmond Hajrizi.

Nënshkrimi i Aliut mund t’i kushtojë me masa nga Agjencia Kundër Korrupsionit për ndonjë konflikt të mundshëm të interesit. Në ueb-faqen këtij kolegji figuron se ministri Aliu është mësimdhënës, dhe merr një pagë në vlerë prej 1128 eurove në muaj.

Në fotografinë që ministria ka publikuar sot, me Aliun shihet që është edhe Rineta Jashari – shefe e stafit të kabinetit të Aliut.

Periskopi ka gjetur se edhe Jashari është ligjëruese në UBT dhe merr një pagë në vlerë prej 800 eurove.

Lidhur më këtë. Periskopi i është drejtuar sot Agjencish Kundër Korrupsionit për të parë nëse ka pasur konflikt të interesit nga ana e zyrtarëve të ministrisë, kur kanë favorizuar kompaninë ku punojnë vetë nën petkun e pushtetit. Nga Agjencia kanë thënë për Periskopin se këto informacione të Periskopit do t’i trajtojnë brenda afatit ligjor. /PERISKOPI/

Ministri Liburn Aliu nënshkruan marrëveshje me UBT-në, ku është i punësuar bashkë me shefen e kabinetit të tij

 

Të ngjashme
Gjenden mbetje mortore të një burri në Malishevë që ishte zhdukur nga tetori i vitit të kaluar

Gjenden mbetje mortore të një burri në Malishevë që ishte zhdukur nga tetori i vitit të kaluar

Mijëra euro qarkullim në sezonin e dasmave: ATK në shënjestër këngëtarët, sallat e bizneset e tjera

Mijëra euro qarkullim në sezonin e dasmave: ATK në shënjestër këngëtarët, sallat e bizneset e tjera

Subvencionimi i teksteve shkollore – çka duhet të dini për procedurën dhe afatet

Subvencionimi i teksteve shkollore – çka duhet të dini për procedurën dhe afatet

Mashtroi qytetarët për donacione në bujqësi dhe termine me viza, Prokuroria në Pejë i ngrit aktakuzë të pandehures

Mashtroi qytetarët për donacione në bujqësi dhe termine me viza, Prokuroria në Pejë i ngrit aktakuzë të pandehures

Kapen 2.6 ton kokainë në Atlantik, një shqiptar ndër të arrestuarit

Kapen 2.6 ton kokainë në Atlantik, një shqiptar ndër të arrestuarit

Një muaj paraburgim për 26-vjeçarin që dyshohet se vrau babain e tij në Strellc të Deçanit

Një muaj paraburgim për 26-vjeçarin që dyshohet se vrau babain e tij në Strellc të Deçanit

Nga sot mund të aplikohet për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Nga sot mund të aplikohet për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Kapet mall i padeklaruar me vlerë rreth 15 mijë euro në Vërmicë

Kapet mall i padeklaruar me vlerë rreth 15 mijë euro në Vërmicë

Aksident me fatalitet në Istog, vdes motoçiklisti

Aksident me fatalitet në Istog, vdes motoçiklisti

I përmendi afera seksuale: A do ta denoncojë Vjosa Osmani profilin "Lule Gjeli" pas shpifjeve të rënda ndaj saj?

I përmendi afera seksuale: A do ta denoncojë Vjosa Osmani profilin "Lule Gjeli" pas shpifjeve të rënda ndaj saj?

DW: Rusia josh të varfrit me paga dhe shtetësi, shumë përfundojnë të vrarë në Ukrainë

DW: Rusia josh të varfrit me paga dhe shtetësi, shumë përfundojnë të vrarë në Ukrainë

Eksperti i ADN-së: Në fitilin ndezës të gjetur në vendin e ngjarjes janë gjetur shenja të Jovan Viqentijeviqit

Eksperti i ADN-së: Në fitilin ndezës të gjetur në vendin e ngjarjes janë gjetur shenja të Jovan Viqentijeviqit

Ligji për huanë nga SHBA vetëm me një kopje, Shehaj e “vjedh” dhe ik me vrap (VIDEO)

Ligji për huanë nga SHBA vetëm me një kopje, Shehaj e “vjedh” dhe ik me vrap (VIDEO)