Bën vaki edhe kjo: Voziti me patentë të ndaluar, i konfiskohet BMW-ja

Një shofer në Ferizaj është ndëshkuar me gjobë, pikë negative dhe masa shtesë pasi është kapur duke vozitur mbi shpejtësinë e lejuar në rrugën magjistrale në fshatin Gërlicë, bëri të ditur Policia Rajonale e Ferizajt.

Sipas policisë, rreth orës 19:50, njësia e Komunikacionit Rrugor ka ndaluar një automjet BMW 118 me targa vendore, pasi gjatë matjes është konstatuar se shoferi SH.B. (30 vjeç) po lëvizte me 82 km/h në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h.

“Gjatë kontrollit është konstatuar se shoferi po drejtonte automjetin me shpejtësi mbi kufirin e lejuar,” thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, gjatë verifikimeve ka rezultuar se ndaj shoferit ishte aktive një masë mbrojtëse për ndalim të drejtimit të automjetit në periudhën 12.03.2026 – 11.03.2027.

Për shkeljen e konstatuar, ndaj tij janë shqiptuar disa masa ndëshkuese, përfshirë gjobë në vlerë prej 500 euro, 5 pikë negative, vazhdim të ndalimit të drejtimit të automjetit edhe për 6 muaj, si dhe konfiskim të veturës.

Policia Rajonale e Ferizajt ka paralajmëruar se do të vazhdojë me kontrolle të shtuara në trafik, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe respektimin e rregullave të komunikacionit.

Autoritetet gjithashtu kanë bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët, duke i ftuar të raportojnë shkeljet në trafik përmes numrit 192, linjave 0290/326-250 dhe 0290/322-406, si dhe aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

Të ngjashme
Komuna e Istogut e shqetësuar për mbylljen e “Vitës” : Goditje e rëndë për ekonominë, punëtorët e fermerët

Mbyllja e “Vitës”, Limaj: Në vend që ta ndihmojë, qeveria e ka vënë atë nën presion të vazhdueshëm

Pushteti e kap inspektoratin, edhe ish-asistentja e Albulena Haxhiut njëra nga inspektorët që i shkoi në kontroll qumështores “Vita”

Qumështorja “Vita” i përgjigjet Mujës: Inspektimi i paligjshëm, trajtimi i pabarabartë

E rrallë: Real Madridi përfiton mbi 90 milionë euro nga shitja e lojtarëve që nuk luajtën për ta sezonin e kaluar

“Duaje tënden”, Sejdiu kujton kohën kur në VV lobohej për prodhim vendor: Sot po dëmtohet nga revanshizmi

Rukiqi: “Vita” prodhuesi më i madh i qumështit në rajon, pushteti duart larg nga bizneset

Rregulli i FIFA-s që do të jetë ‘problem’ për Anglinë, para ndeshjes me Meksikën

Gjini për qumështoren VITA: E dhimbshme se si prodhuesi vendor largohet nga raftet e marketeve duke i lënë hapësirë produkteve nga Serbia

Mbyllja e “Vitës”, Mustafa: “Inspektori” Muja po i çon prodhuesit vendorë drejt mbylljes

Punëtorët e “Vitës” e përcjellin me duartrokitje ironike inspektoren që s’tregoi asgjë në lidhje me kontrollën (VIDEO)

Blegtorët në përkrahje të VITA-s, dhjetëra traktorë arrijnë te fabrika

0:000:00