Mbyllja e “Vitës”, Limaj: Në vend që ta ndihmojë, qeveria e ka vënë atë nën presion të vazhdueshëm

Mbyllja e “Vitës”, Limaj: Në vend që ta ndihmojë, qeveria e ka vënë atë nën presion të vazhdueshëm

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas mbylljes së përkohshme së qumështores “Vita”, duke e cilësuar këtë zhvillim si një goditje të rëndë për prodhimin vendor, fermerët dhe ekonominë e Kosovës.

Sipas Limajt, qumështorja nuk ka qenë vetëm një kompani, por, sipas tij, një nga shembujt më të suksesshëm të prodhimit vendor, që për më shumë se dy dekada ka mbështetur mijëra fermerë, ka punësuar qindra qytetarë dhe ka dëshmuar se në Kosovë mund të prodhohet me cilësi dhe sukses, transmeton Periskopi.

“Kur mbyllet një prodhues i këtij niveli, nuk humbet vetëm një biznes. Goditen fermerët, humbin vendet e punës, dobësohet ekonomia dhe i hapet rruga produkteve të importit”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Ai ka kritikuar qeverinë për qasjen ndaj sektorit privat, duke vlerësuar se bizneset janë trajtuar si kundërshtarë dhe jo si partnerë të zhvillimit ekonomik.

“Në vend që ta ndihmojë prodhuesin vendor, qeveria e ka vënë atë nën presion të vazhdueshëm. Bizneset nuk kanë nevojë për frikë, as për presione e ndëshkime të panevojshme. Inspektoratet duhet të zbatojnë ligjin, jo të përdoren për të dëmtuar ata që investojnë, prodhojnë dhe mbajnë në punë mijëra familje”, ka deklaruar ai.

Limaj ka theksuar se një qeveri që synon zhvillimin ekonomik duhet të krijojë kushte për rritjen e prodhimit vendor dhe jo për mbylljen e fabrikave.

“Një qeveri që e ka seriozisht zhvillimin ekonomik nuk i mbyll fabrikat. Ajo krijon kushte që ato të rriten, të punësojnë më shumë njerëz dhe të jenë më konkurruese”, ka thënë ai.

Në reagimin e tij, Limaj ka përsëritur se do të vazhdojë të mbështesë prodhuesit vendorë, fermerët dhe bizneset që investojnë në Kosovë.

“Kosova nuk forcohet duke mbyllur prodhuesit e saj. Forcohet duke mbrojtur prodhimin vendor, fermerin, punëtorin dhe çdo biznes që beson dhe investon në Kosovë”, ka përfunduar Limaj.


Të ngjashme
Komuna e Istogut e shqetësuar për mbylljen e “Vitës” : Goditje e rëndë për ekonominë, punëtorët e fermerët

Komuna e Istogut e shqetësuar për mbylljen e “Vitës” : Goditje e rëndë për ekonominë, punëtorët e fermerët

Bën vaki edhe kjo: Voziti me patentë të ndaluar, i konfiskohet BMW-ja

Bën vaki edhe kjo: Voziti me patentë të ndaluar, i konfiskohet BMW-ja

Pushteti e kap inspektoratin, edhe ish-asistentja e Albulena Haxhiut njëra nga inspektorët që i shkoi në kontroll qumështores “Vita”

Pushteti e kap inspektoratin, edhe ish-asistentja e Albulena Haxhiut njëra nga inspektorët që i shkoi në kontroll qumështores “Vita”

Qumështorja “Vita” i përgjigjet Mujës: Inspektimi i paligjshëm, trajtimi i pabarabartë

Qumështorja “Vita” i përgjigjet Mujës: Inspektimi i paligjshëm, trajtimi i pabarabartë

E rrallë: Real Madridi përfiton mbi 90 milionë euro nga shitja e lojtarëve që nuk luajtën për ta sezonin e kaluar

E rrallë: Real Madridi përfiton mbi 90 milionë euro nga shitja e lojtarëve që nuk luajtën për ta sezonin e kaluar

“Duaje tënden”, Sejdiu kujton kohën kur në VV lobohej për prodhim vendor: Sot po dëmtohet nga revanshizmi

“Duaje tënden”, Sejdiu kujton kohën kur në VV lobohej për prodhim vendor: Sot po dëmtohet nga revanshizmi

Rukiqi: “Vita” prodhuesi më i madh i qumështit në rajon, pushteti duart larg nga bizneset

Rukiqi: “Vita” prodhuesi më i madh i qumështit në rajon, pushteti duart larg nga bizneset

Rregulli i FIFA-s që do të jetë ‘problem’ për Anglinë, para ndeshjes me Meksikën

Rregulli i FIFA-s që do të jetë ‘problem’ për Anglinë, para ndeshjes me Meksikën

Gjini për qumështoren VITA: E dhimbshme se si prodhuesi vendor largohet nga raftet e marketeve duke i lënë hapësirë produkteve nga Serbia

Gjini për qumështoren VITA: E dhimbshme se si prodhuesi vendor largohet nga raftet e marketeve duke i lënë hapësirë produkteve nga Serbia

Mbyllja e “Vitës”, Mustafa: “Inspektori” Muja po i çon prodhuesit vendorë drejt mbylljes

Mbyllja e “Vitës”, Mustafa: “Inspektori” Muja po i çon prodhuesit vendorë drejt mbylljes

Punëtorët e “Vitës” e përcjellin me duartrokitje ironike inspektoren që s’tregoi asgjë në lidhje me kontrollën (VIDEO)

Punëtorët e “Vitës” e përcjellin me duartrokitje ironike inspektoren që s’tregoi asgjë në lidhje me kontrollën (VIDEO)

Blegtorët në përkrahje të VITA-s, dhjetëra traktorë arrijnë te fabrika

Blegtorët në përkrahje të VITA-s, dhjetëra traktorë arrijnë te fabrika

0:000:00