Venezia aktive në merkaton e verës në Serie A, afër ta transferojë Albion Rrahmanin

Venezia po vazhdon të jetë shumë aktive në merkaton e verës, duke zyrtarizuar transferimin e Thierry Rendall Correias nga Valencia, ndërsa është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje prej 9.5 milionë eurosh për sulmuesin e Sparta Pragës, Albion Rrahmani, i cili është pjesë e kombëtares së Kosovës.

Ndërkohë, Gaetano Oristanio pritet t’i bashkohet Torinos.

Klubi venecian fitoi titullin në Serie B sezonin e kaluar, duke siguruar rikthimin automatik në Serie A.

Për të përforcuar skuadrën për sezonin e ri, Venezia njoftoi sot afrimin e mbrojtësit të djathtë Thierry Rendall Correia, i cili iu bashkua ekipit si lojtar i lirë pas largimit nga Valencia.

Ai ka firmosur një kontratë njëvjeçare, me opsion rinovimi nëse plotësohen disa kushte, ku kryesorja është mbijetesa e Venezias në Serie A.

“Zgjodha t’i bashkohem Venezia FC sepse besoj se klubi ka një projekt të shkëlqyer. Qyteti dhe ambienti këtu janë fantastikë, dhe e shoh këtë si vendin ideal për të vazhduar zhvillimin tim, për të ecur përpara në karrierë dhe për ta ndihmuar skuadrën të arrijë gjëra të mëdha këtë sezon,” deklaroi Correia për faqen zyrtare të klubit.

Ndërkohë, sipas “Sky Sport Italia”, bisedimet mes Venezias dhe Sparta Pragës janë në fazë të avancuar për transferimin e qendërsulmuesit Albion Rrahmani, i cili muajin e ardhshëm mbush 26 vjeç.

Reprezentuesi i Kosovës pritet t’i bashkohet klubit italian për një shumë prej 7.5 milionë eurosh, plus 2 milionë euro të tjera në formë bonusesh, ndërsa Sparta Praga do të përfitojë edhe një përqindje nga shitja e tij e ardhshme.

Venezia po punon edhe në dalje nga skuadra. Mesfushori Gaetano Oristanio është shumë pranë transferimit te Torino, në formën e huazimit me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

Sezonin e kaluar, Oristanio luajti si i huazuar te Parma, ndërsa ishte përfolur edhe si objektiv i Cagliarit.

Të ngjashme
Hamza: Me kthimin e Thaçit dhe Veselit do të rritet edhe PDK-ja

Hamza s’i përgjigjet Kurtit në WhatsApp: Ftesa duhet të jetë zyrtare, i përgjigjemi zyrtarisht

Pasi PZAP ia refuzoi ankesën, Bekim Haxhiu do i drejtohet Supremes për zgjedhjet e 7 qershorit, flasin edhe nga Gjykata

Komuna e Istogut e shqetësuar për mbylljen e “Vitës” : Goditje e rëndë për ekonominë, punëtorët e fermerët

Mbyllja e “Vitës”, Limaj: Në vend që ta ndihmojë, qeveria e ka vënë atë nën presion të vazhdueshëm

Bën vaki edhe kjo: Voziti me patentë të ndaluar, i konfiskohet BMW-ja

Pushteti e kap inspektoratin, edhe ish-asistentja e Albulena Haxhiut njëra nga inspektorët që i shkoi në kontroll qumështores “Vita”

Qumështorja “Vita” i përgjigjet Mujës: Inspektimi i paligjshëm, trajtimi i pabarabartë

E rrallë: Real Madridi përfiton mbi 90 milionë euro nga shitja e lojtarëve që nuk luajtën për ta sezonin e kaluar

“Duaje tënden”, Sejdiu kujton kohën kur në VV lobohej për prodhim vendor: Sot po dëmtohet nga revanshizmi

Rukiqi: “Vita” prodhuesi më i madh i qumështit në rajon, pushteti duart larg nga bizneset

Rregulli i FIFA-s që do të jetë ‘problem’ për Anglinë, para ndeshjes me Meksikën

0:000:00