Rregulli i FIFA-s që do të jetë ‘problem’ për Anglinë, para ndeshjes me Meksikën

Rregulli i FIFA-s që do të jetë ‘problem’ për Anglinë, para ndeshjes me Meksikën

Përgatitjet e Anglisë për ndeshjen e fazës së 1/8-ës së finales kundër Meksikës mund të ndikohen seriozisht për shkak të një rregulli të FIFA-s që duhet ta respektojnë.

Anglia siguroi kalimin në fazën tjetër të turneut pas një fitoreje dramatike 2-1 ndaj RD Kongos në raundin e 32 skuadrave.

“Tre Luanët” u gjendën në disavantazh 1-0 që në fillim të ndeshjes, pasi Brian Cipenga i dha epërsinë surprizë kombëtares afrikane.

Anglia pati vështirësi për pjesën më të madhe të takimit, por kapiteni dhe lideri i skuadrës, Harry Kane, erdhi në shpëtim me dy gola në minutat e fundit. Të dy golat u asistuan nga anësori i Barcelonës, Anthony Gordon, i cili hyri nga stoli.


Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel tani përballet me një sfidë të vështirë ndaj Meksikës, përpara tifozëve fanatikë vendas në stadiumin legjendar “Estadio Azteca”, ku vendasit kanë humbur vetëm dy nga 88 ndeshjet e fundit zyrtare që nga viti 1966.

Avantazhi i fushës ka qenë një faktor vendimtar për një nga vendet bashkëorganizatore të turneut, pasi Meksika ende nuk ka pësuar asnjë gol gjatë këtij kompeticioni.

Mbështetësit meksikanë kanë qenë një “lojtar i 12-të” gjatë gjithë turneut, ndërsa ndikimi i tyre është shtrirë edhe përtej stadiumit.

Tifozët e “El Tri” kanë penguar përgatitjet e kundërshtarëve, aq sa Federata Ekuadoriane e Futbollit paraqiti një ankesë zyrtare për sjelljen e tifozëve që u mblodhën jashtë hotelit të ekipit dhe u përpoqën t’i mbanin lojtarët zgjuar gjatë natës.

Sipas Jeremy Cross të “The Mirror”, tifozët meksikanë synojnë ta përsërisin këtë traditë edhe ndaj Anglisë.

Ata planifikojnë të përdorin altoparlantë, makina, muzikë, motoçikleta dhe bori për të krijuar një zhurmë shurdhuese pranë hotelit ku do të qëndrojë kombëtarja angleze.

Policia lokale do të jetë e pranishme pranë hotelit, por mund ta ketë të vështirë të kontrollojë situatën nëse krijohen skena të tensionuara.

Anglia do të preferonte të mbërrinte sa më vonë në Mexico City, për t’u përshtatur sa më pak me lartësinë mbi nivelin e detit dhe për ta mbajtur sekret hotelin ku do të akomodohet pas udhëtimit nga kampi stërvitor në Kansas City.

Megjithatë, rregullat e FIFA-s përcaktojnë se ekipet duhet të jenë në qytetin ku zhvillohet ndeshja të paktën 24 orë para fillimit të saj.

Meqë ndeshja Meksikë – Angli luhet të dielën në orën 20:00 sipas kohës lokale, anglezët duhet të mbërrijnë në qytet të shtunën në mbrëmje.

Pikërisht atëherë tifozët meksikanë pritet të përpiqen të shkaktojnë zhurmë dhe shqetësime, me synimin që Harry Kane, Jude Bellingham dhe shokët e tyre të mos bëjnë një gjumë të qetë para ndeshjes.

Stadiumi ku do të zhvillohet përballja ndodhet rreth 2.200 metra mbi nivelin e detit, duke paraqitur një sfidë të madhe për lojtarët anglezë për shkak të ajrit më të hollë dhe nivelit më të ulët të oksigjenit.

Kjo do ta bëjë më të vështirë për futbollistët anglezë të përshkojnë distanca gjatë ndeshjes dhe lodhja mund të shfaqet shumë më shpejt.

Thomas Tuchel është plotësisht i vetëdijshëm për këtë problem dhe ka pranuar se ai dhe skuadra e tij nuk mund të bëjnë shumë për ta ndryshuar situatën.

“Lartësia mbi nivelin e detit do të jetë një disavantazh i madh, sepse nuk mund të përshtatemi fizikisht me të,” tha Tuchel.

“Kjo kërkon shumë kohë. Ne kemi vetëm tre ditë mes këtyre ndeshjeve. Është fizikisht e pamundur të përshtatesh me lartësinë në një kohë kaq të shkurtër. Ky është një avantazh i madh që do ta ketë Meksika. Brenda katër ditësh është e pamundur. Mund të hasim edhe pengesa të tjera, por jemi të përgatitur për to. Kjo është diçka me të cilën duhet të përballemi dhe mendoj se kemi treguar qëndrimin e duhur se jemi gati për këtë sfidë”, shtoi ai.

Të ngjashme
Qumështorja “Vita” i përgjigjet Mujës: Inspektimi i paligjshëm, trajtimi i pabarabartë

Qumështorja “Vita” i përgjigjet Mujës: Inspektimi i paligjshëm, trajtimi i pabarabartë

“Duaje tënden”, Sejdiu kujton kohën kur në VV lobohej për prodhim vendor: Sot po dëmtohet nga revanshizmi

“Duaje tënden”, Sejdiu kujton kohën kur në VV lobohej për prodhim vendor: Sot po dëmtohet nga revanshizmi

Rukiqi: “Vita” prodhuesi më i madh i qumështit në rajon, pushteti duart larg nga bizneset

Rukiqi: “Vita” prodhuesi më i madh i qumështit në rajon, pushteti duart larg nga bizneset

Gjini për qumështoren VITA: E dhimbshme se si prodhuesi vendor largohet nga raftet e marketeve duke i lënë hapësirë produkteve nga Serbia

Gjini për qumështoren VITA: E dhimbshme se si prodhuesi vendor largohet nga raftet e marketeve duke i lënë hapësirë produkteve nga Serbia

Mbyllja e “Vitës”, Mustafa: “Inspektori” Muja po i çon prodhuesit vendorë drejt mbylljes

Mbyllja e “Vitës”, Mustafa: “Inspektori” Muja po i çon prodhuesit vendorë drejt mbylljes

Punëtorët e “Vitës” e përcjellin me duartrokitje ironike inspektoren që s’tregoi asgjë në lidhje me kontrollën (VIDEO)

Punëtorët e “Vitës” e përcjellin me duartrokitje ironike inspektoren që s’tregoi asgjë në lidhje me kontrollën (VIDEO)

Blegtorët në përkrahje të VITA-s, dhjetëra traktorë arrijnë te fabrika

Blegtorët në përkrahje të VITA-s, dhjetëra traktorë arrijnë te fabrika

“S’jemi kriminelë, i mbajmë 500 punëtorë e mbi 1000 fermerë”, Spahija godet Mujën

“S’jemi kriminelë, i mbajmë 500 punëtorë e mbi 1000 fermerë”, Spahija godet Mujën

Punëtorët e "Vitës" në lot pasi u kumtohet lajmi se do mbyllet kompania: Rrogat po na i ndalë shteti jonë

Punëtorët e "Vitës" në lot pasi u kumtohet lajmi se do mbyllet kompania: Rrogat po na i ndalë shteti jonë

Mbyllja e “Vitës”, reagon LBK: Bizneset nuk janë objekt eksperimentesh politike

Mbyllja e “Vitës”, reagon LBK: Bizneset nuk janë objekt eksperimentesh politike

“E don ma shumë Serbinë se neve, s’munet me na ndalë”, drejtori i Vitës mesazh të fuqishëm pushtetit të Kurtit

“E don ma shumë Serbinë se neve, s’munet me na ndalë”, drejtori i Vitës mesazh të fuqishëm pushtetit të Kurtit

Haradinaj: Goditja ndaj qumështores VITA është goditje ndaj prodhimit vendor

Haradinaj: Goditja ndaj qumështores VITA është goditje ndaj prodhimit vendor

0:000:00