Hamza s’i përgjigjet Kurtit në WhatsApp: Ftesa duhet të jetë zyrtare, i përgjigjemi zyrtarisht

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se nuk do t’i përgjigjej Albin Kurtit në një ftese për takim të dërguar përmes whatsApp, duke theksuar se komunikimi për çështje të tilla duhet të jetë vetëm zyrtar.

Hamza tha se një ftesë për takim duhet të ketë përmbajtje të qartë, transmeton Periskopi..

“Nëse Kurti na fton në takim, ftesa duhet të jetë zyrtare, ftesë me përmbajtje, në mënyrë që edhe përgjigjja të jetë zyrtare. Jo me WhatsApp. Arsyeja është se nuk dëshiroj që pas takimit, për të cilin nuk i dihet përmbajtja, të dalim dhe unë ta përdor takimin në mënyrën si më konvenon, apo dikush tjetër ta përdorë si i konvenon”, deklaroi Hamza në Rubikon.

Ai shtoi se për PDK-në prioritet mbeten temat që lidhen me interesin e shtetit dhe vetëm pas dakordimit për to mund të diskutohet për formulat e krijimit të institucioneve.

“Për PDK-në janë prioritete çështjet e vendit. Fillimisht duhet të diskutohet për to dhe, nëse ka dakordim, atëherë mund të flasim edhe për formula të tjera. Në një ftesë për takim, për ne janë me rëndësi temat dhe prioritetet, e më pas formula e krijimit të institucioneve – Kuvendi, Qeveria dhe Presidenti”, tha Hamza. / Periskopi/

Të ngjashme
Venezia aktive në merkaton e verës në Serie A, afër ta transferojë Albion Rrahmanin

Hamza: Me kthimin e Thaçit dhe Veselit do të rritet edhe PDK-ja

Pasi PZAP ia refuzoi ankesën, Bekim Haxhiu do i drejtohet Supremes për zgjedhjet e 7 qershorit, flasin edhe nga Gjykata

Komuna e Istogut e shqetësuar për mbylljen e “Vitës” : Goditje e rëndë për ekonominë, punëtorët e fermerët

Mbyllja e “Vitës”, Limaj: Në vend që ta ndihmojë, qeveria e ka vënë atë nën presion të vazhdueshëm

Bën vaki edhe kjo: Voziti me patentë të ndaluar, i konfiskohet BMW-ja

Pushteti e kap inspektoratin, edhe ish-asistentja e Albulena Haxhiut njëra nga inspektorët që i shkoi në kontroll qumështores “Vita”

Qumështorja “Vita” i përgjigjet Mujës: Inspektimi i paligjshëm, trajtimi i pabarabartë

E rrallë: Real Madridi përfiton mbi 90 milionë euro nga shitja e lojtarëve që nuk luajtën për ta sezonin e kaluar

“Duaje tënden”, Sejdiu kujton kohën kur në VV lobohej për prodhim vendor: Sot po dëmtohet nga revanshizmi

Rukiqi: “Vita” prodhuesi më i madh i qumështit në rajon, pushteti duart larg nga bizneset

Rregulli i FIFA-s që do të jetë ‘problem’ për Anglinë, para ndeshjes me Meksikën

0:000:00