Qumështorja “Vita” i përgjigjet Mujës: Inspektimi i paligjshëm, trajtimi i pabarabartë

Qumështorja “Vita” i përgjigjet Mujës: Inspektimi i paligjshëm, trajtimi i pabarabartë

Kanë vazhduar përplasjet mes Ministrit të Ekonomisë, Armend Muja, dhe Qumështores “Vita”, pas një kontrolli të paparalajmëruar që inspektorët e shumtë, sipas kompanisë, e kanë realizuar sot me urdhër të ministrit.


Në reagimin e saj në postimin e Mujës, Qumështorja “Vita” thekson se nuk është kundër kontrolleve institucionale, duke i cilësuar ato si të domosdoshme për sigurinë ushqimore, por shton se kompania ka investuar për më shumë se 20 vite në standarde të larta, teknologji moderne dhe kontroll të vazhdueshëm të cilësisë.

“Është e vështirë të kuptohet pse vëmendja fokusohet vazhdimisht te prodhuesit vendorë, ndërkohë që produktet e importuara shpesh trajtohen me një qasje më të butë. Politikat aktuale po e vendosin industrinë vendore të qumështit në pozitë të pabarabartë”, thuhet në reagim.

Sipas kompanisë, nëse synimi është mbrojtja e konsumatorit, ligji duhet të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë, por njëkohësisht duhet të mbrohet edhe prodhimi vendor që, siç thekson ajo, investon dhe punëson mijëra qytetarë.

Në reagim, “Vita” pretendon gjithashtu se inspektimi i realizuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) dhe Instituti për Kontrollin e Cilësisë (IQT), së bashku me një grup punues, është iniciuar direkt nga ministri Muja përmes një vendimi të nënshkruar prej tij, të cilin e cilëson si të paligjshëm.

Duke iu drejtuar ministrit, kompania thotë se është gjithmonë e hapur për vizita dhe inspektime, duke e ftuar atë që të vizitojë fabrikën për të parë nga afër, siç thotë ajo, standardet e prodhimit.

“Dyert tona janë të hapura në çdo kohë”, thuhet në reagimin e Qumështores “Vita”.



Të ngjashme
Komuna e Istogut e shqetësuar për mbylljen e “Vitës” : Goditje e rëndë për ekonominë, punëtorët e fermerët

Komuna e Istogut e shqetësuar për mbylljen e “Vitës” : Goditje e rëndë për ekonominë, punëtorët e fermerët

Mbyllja e “Vitës”, Limaj: Në vend që ta ndihmojë, qeveria e ka vënë atë nën presion të vazhdueshëm

Mbyllja e “Vitës”, Limaj: Në vend që ta ndihmojë, qeveria e ka vënë atë nën presion të vazhdueshëm

Bën vaki edhe kjo: Voziti me patentë të ndaluar, i konfiskohet BMW-ja

Bën vaki edhe kjo: Voziti me patentë të ndaluar, i konfiskohet BMW-ja

Pushteti e kap inspektoratin, edhe ish-asistentja e Albulena Haxhiut njëra nga inspektorët që i shkoi në kontroll qumështores “Vita”

Pushteti e kap inspektoratin, edhe ish-asistentja e Albulena Haxhiut njëra nga inspektorët që i shkoi në kontroll qumështores “Vita”

E rrallë: Real Madridi përfiton mbi 90 milionë euro nga shitja e lojtarëve që nuk luajtën për ta sezonin e kaluar

E rrallë: Real Madridi përfiton mbi 90 milionë euro nga shitja e lojtarëve që nuk luajtën për ta sezonin e kaluar

“Duaje tënden”, Sejdiu kujton kohën kur në VV lobohej për prodhim vendor: Sot po dëmtohet nga revanshizmi

“Duaje tënden”, Sejdiu kujton kohën kur në VV lobohej për prodhim vendor: Sot po dëmtohet nga revanshizmi

Rukiqi: “Vita” prodhuesi më i madh i qumështit në rajon, pushteti duart larg nga bizneset

Rukiqi: “Vita” prodhuesi më i madh i qumështit në rajon, pushteti duart larg nga bizneset

Rregulli i FIFA-s që do të jetë ‘problem’ për Anglinë, para ndeshjes me Meksikën

Rregulli i FIFA-s që do të jetë ‘problem’ për Anglinë, para ndeshjes me Meksikën

Gjini për qumështoren VITA: E dhimbshme se si prodhuesi vendor largohet nga raftet e marketeve duke i lënë hapësirë produkteve nga Serbia

Gjini për qumështoren VITA: E dhimbshme se si prodhuesi vendor largohet nga raftet e marketeve duke i lënë hapësirë produkteve nga Serbia

Mbyllja e “Vitës”, Mustafa: “Inspektori” Muja po i çon prodhuesit vendorë drejt mbylljes

Mbyllja e “Vitës”, Mustafa: “Inspektori” Muja po i çon prodhuesit vendorë drejt mbylljes

Punëtorët e “Vitës” e përcjellin me duartrokitje ironike inspektoren që s’tregoi asgjë në lidhje me kontrollën (VIDEO)

Punëtorët e “Vitës” e përcjellin me duartrokitje ironike inspektoren që s’tregoi asgjë në lidhje me kontrollën (VIDEO)

Blegtorët në përkrahje të VITA-s, dhjetëra traktorë arrijnë te fabrika

Blegtorët në përkrahje të VITA-s, dhjetëra traktorë arrijnë te fabrika

0:000:00