UEFA akuzon FIFA-n për pezullimin e kartonit të kuq të sulmuesit amerikan - pas lobimit të Trump

UEFA lëshoi një deklaratë këtë mëngjes, duke thënë se futbolli "mbështetet në rregulla, të cilat janë baza për një konkurrencë të drejtë, të ndershme dhe transparente".
"Ndonjëherë rregullat janë të hapura për interpretim. Në këtë rast, jo," shtoi UEFA në deklaratë.
Të njëjtit vazhduan:
"Një pezullim automatik minimal prej një ndeshjeje pas një kartoni të kuq nuk është një opsion diskrecionar dhe nuk kërkon që vendimi i një organi kompetent të miratohet.
"Është një parim i ngulitur në rregullore, i cili nuk mund t'i nënshtrohet përjashtimeve, e lëre më në mes të një turneu ku disa lojtarë të tjerë kanë qenë në të njëjtën situatë dhe kanë vuajtur rregullisht pezullimin e tyre."
Balogun u përjashtua kundër Bosnjë-Hercegovinës më 1 korrik, por FIFA më pas njoftoi se ndalimi i tij do të pezullohej, duke i lejuar sulmuesit të luante për SHBA-në kundër Belgjikës në ndeshjen e tyre të raundit të 16-tave, e cila është nesër në orën 1 të mëngjesit sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar.











