Si çdo vjet edhe sivjet, Kurti ia mësyn Greqisë: Zyra e tij nuk njoftoi për udhëtimin

Si çdo vjet edhe sivjet, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka shkuar në Greqi në kuadër të simpoziumit “Symii”. Megjithatë, një njoftim se kryeministri ka shkuar në Greqi, nuk ka pasur nga Zyra e Kryeministrit.
Media “Vox Kosova” publikoi fotografi ku Kurti shihet në rresht të parë të një ngjarje në kuadër të simpoziumit filozofik që ndjek “traditën e filozofëve antikë grekë.”
Simpoziumi i 28-të Ndërkombëtar i Symi-t po mbahet nga datat 5 deri më 9 korrik dhe mban titullin: “Zemërimi i Akilit dhe paralajmërimi i Kasandrës: Fuqizimi i Demokracisë dhe Zbutja e Pushtetit











