Zgjidhen dy anëtarët e rinj të KGjK-së

Këtë të hënë janë zgjedhur dy anëtarët e rinj të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Me 10 vota për, vendin e zëvendëskryesueses së KGJK-së Arjeta Sadikut dhe gjyqtarit Fidan Hoxha, e zunë Alban Maxhuni, gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë-dega Vushtrri, dhe Valentina Sopjani gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Gjatë mbledhjes së KGJK-së, kryesuesi Rrustem Thaçi, bëri të ditur se mandati i anëtarëve të rinj do të filloj nga data 8 korrik derisa tha se do përfundojë më 7 korrik të vitit 2031.











