Publikohen pamjet nga sekuestrimi i aseteve me vlerë 1 milion euro në Kosovë (VIDEO)

Policia e Kosovës ka publikuar pamje nga operacioni i zhvilluar në Prishtinë, ku u sekuestruan asete në vlerë 1 milion euro.
Operacioni është realizuar në kuadër të një hetimi mbi pastrimin transnacional të të ardhurave të nxjerra nga trafikimi i drogës, i realizuar nga autoritetet italiane dhe franceze, të koordinuara nga Europol dhe Eurojust, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Speciale dhe Policinë e Kosovës.











