Përurohet Ballkoni Panoramik në Gjocaj të Junikut

Përurohet Ballkoni Panoramik në Gjocaj të Junikut

Në komunën e Junikut është bërë përurimi i projektit Ballkonit Panoramik në fshatin Gjoca.

"Ballkoni Panoramik është dizajnuar për t'u shërbyer të gjithë qytetarëve dhe turistëve vendas e të huaj që zgjedhin të vizitojnë Junikun. I pozicionuar në një pikë strategjike në fshatin Gjocaj, ai ofron një hapësirë ku vizitorët mund të shkrepin fotografi të bukura për t'u mbetur si kujtim, duke shijuar njëkohësisht pamjen magjepsëse të natyrës së Junikut dhe peisazhit të gjerë të Rrafshit të Dukagjinit", thuhet mes tjerash në njoftimin e komunës.


Njoftimi i plotë:

Përurohet Ballkoni Panoramik në Gjocaj të Junikut

Sot, në një atmosferë të veçantë festive ku po mbahet festivali “Kah Drita”, është bërë përurimi i projektit Ballkonit Panoramik në fshatin Gjocaj të Junikut. Ky investim i ri pritet t'i japë një hov të mëtejshëm turizmit lokal dhe të kthehet në një pikë ndalese të dëshirueshme për çdo vizitor.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë figura të rëndësishme të nivelit lokal dhe atij qendror, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Të pranishëm për të prerë shiritin e kësaj vepre ishin Kryetari i Komunës së Junikut, z. Ruzhdi Shehu, Drejtori i organizatës për trashëgimi kulturore (CHwB Kosova), z. Sali Shoshi, dhe Zëvendësministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Agon Batusha.

Ky ballkon u jetësua përmes projektit të përbashkët “Mirdita Junik”, i cili mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit për bashkëpunim ndërkufitar Shqipëri - Kosovë. Zbatimi i këtij projekti u bë i mundur falë një partneriteti të suksesshëm mes CHwB Kosova, Komunës së Junikut, Bashkisë së Mirditës dhe UET Center.

Një dritare drejt bukurive të Dukagjinit

Ballkoni Panoramik është dizajnuar për t'u shërbyer të gjithë qytetarëve dhe turistëve vendas e të huaj që zgjedhin të vizitojnë Junikun. I pozicionuar në një pikë strategjike në fshatin Gjocaj, ai ofron një hapësirë ku vizitorët mund të shkrepin fotografi të bukura për t'u mbetur si kujtim, duke shijuar njëkohësisht pamjen magjepsëse të natyrës së Junikut dhe peisazhit të gjerë të Rrafshit të Dukagjinit.

Me këtë atraksion të ri, Juniku po e forcon edhe më shumë pozitën e tij si një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit malor dhe kulturor në Kosovë.



Të ngjashme
UEFA akuzon FIFA-n për pezullimin e kartonit të kuq të sulmuesit amerikan - pas lobimit të Trump

UEFA akuzon FIFA-n për pezullimin e kartonit të kuq të sulmuesit amerikan - pas lobimit të Trump

Aksident i rëndë në Gjakovë: 4 të lënduar, një fëmijë i nënshtrohet operimit

Aksident i rëndë në Gjakovë: 4 të lënduar, një fëmijë i nënshtrohet operimit

Kapen armë në autobusin kosovar në Hungari

Kapen armë në autobusin kosovar në Hungari

Publikohen pamjet nga sekuestrimi i aseteve me vlerë 1 milion euro në Kosovë (VIDEO)

Publikohen pamjet nga sekuestrimi i aseteve me vlerë 1 milion euro në Kosovë (VIDEO)

Rasti i Vitës, LBK kërkon publikimin urgjent të rezultateve të analizave

Rasti i Vitës, LBK kërkon publikimin urgjent të rezultateve të analizave

Nuk luajti asnjë minutë, por e mbylli natën në spital: Jordan Henderson pësoi lëndim të pazakontë gjatë festës së golit

Nuk luajti asnjë minutë, por e mbylli natën në spital: Jordan Henderson pësoi lëndim të pazakontë gjatë festës së golit

Prokuroria Speciale thërret konferencë për media për operacionin ku u sekuestruan asete me vlerë 1 milion euro

Prokuroria Speciale thërret konferencë për media për operacionin ku u sekuestruan asete me vlerë 1 milion euro

Tragjike: Vritet nga plumbat e bandave në Suedi i riu nga Kosova, dyshohet të ketë qenë kalimtar i rastit

Tragjike: Vritet nga plumbat e bandave në Suedi i riu nga Kosova, dyshohet të ketë qenë kalimtar i rastit

Aksioni i Policisë së Kosovës, Italisë, Francës dhe Europol godet çiftin kosovar, sekuestrohen asete me vlerë 1 milion euro

Aksioni i Policisë së Kosovës, Italisë, Francës dhe Europol godet çiftin kosovar, sekuestrohen asete me vlerë 1 milion euro

Temperaturat e larta, KGJK autorizon kryetarët e Gjykatave në Pallatin e Drejtësisë ta pezullojnë punën

Temperaturat e larta, KGJK autorizon kryetarët e Gjykatave në Pallatin e Drejtësisë ta pezullojnë punën

Aksion në Zubin Potok: Zbulohen qindra fishekë, pajisje ushtarake dhe armë në shtëpi të pabanuara

Aksion në Zubin Potok: Zbulohen qindra fishekë, pajisje ushtarake dhe armë në shtëpi të pabanuara

Zgjidhen dy anëtarët e rinj të KGjK-së

Zgjidhen dy anëtarët e rinj të KGjK-së

0:000:00