Aksioni i Policisë së Kosovës, Italisë, Francës dhe Europol godet çiftin kosovar, sekuestrohen asete me vlerë 1 milion euro

Aksioni i Policisë së Kosovës, Italisë, Francës dhe Europol godet çiftin kosovar, sekuestrohen asete me vlerë 1 milion euro

Policia e Kosovës nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka zhvilluar një operacion në Prishtinë më 30 qershor, si rezultat i të cilit janë sekuestuar asete me vlerë 1 milion euro.

Policia informon se operacioni është realizuar në kuadër të një hetimi mbi pastrimin transnacional të të ardhurave të nxjerra nga trafikimi i drogës, i realizuar nga autoritetet italiane dhe franceze, të koordinuara nga Europol dhe Eurojust, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Speciale dhe Policinë e Kosovës.

“Analiza e materialit të sekuestruar gjatë hetimit, së bashku me informacionin e marrë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës – Departamenti për Hetimin e Krimit të Organizuar në ekzekutimin e një kërkese për ndihmë të ndërsjellë juridike të paraqitur nga autoritetet gjyqësore italiane, i mundësoi hetuesve të identifikonin llogaritë bankare, interesat e biznesit, pasuritë e paluajtshme dhe automjetet me vlerë të lartë në pronësi të një çifti të martuar shtetas të Kosovës që banojnë në Itali. Çifti, i cili është nën hetim penal në Itali me dyshimin për pastrim parash, u arrestua në Francë në shtator 2025. Policia kishte zbuluar më shumë se 56 kilogramë shufra ari dhe 2.5 milionë euro të fshehura brenda në ndarjeje të modifikuar të dy automjeteve”, thuhet në njoftim.


Njoftimi i plotë:

Sekuestrohen asete me vlerë 1 milion euro në Kosovë në lidhje me një rrjet pastrimi parash të trafikimit të drogës

Policia e Kosovës nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka zhvilluar një operacion në Prishtinë më 30 qershor 2026, si rezultat i të cilit janë sekuestuar asete me vlerë 1 milion euro.

Operacioni është realizuar në kuadër të një hetimi mbi pastrimin transnacional të të ardhurave të nxjerra nga trafikimi i drogës, i realizuar nga autoritetet italiane dhe franceze, të koordinuara nga Europol dhe Eurojust, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Speciale dhe Policinë e Kosovës.

Analiza e materialit të sekuestruar gjatë hetimit, së bashku me informacionin e marrë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës - Departamenti për Hetimin e Krimit të Organizuar në ekzekutimin e një kërkese për ndihmë të ndërsjellë juridike të paraqitur nga autoritetet gjyqësore italiane, i mundësoi hetuesve të identifikonin llogaritë bankare, interesat e biznesit, pasuritë e paluajtshme dhe automjetet me vlerë të lartë në pronësi të një çifti të martuar shtetas të Kosovës që banojnë në Itali. Çifti, i cili është nën hetim penal në Itali me dyshimin për pastrim parash, u arrestua në Francë në shtator 2025. Policia kishte zbuluar më shumë se 56 kilogramë shufra ari dhe 2.5 milionë euro të fshehura brenda në ndarjeje të modifikuar të dy automjeteve.

Po ashtu, po në shtator 2025, ishin sekuestruan të ardhura të tjera nga veprimet kriminale me vlerë më shumë se 30 milion euro. Këto asete ishin të lidhura me një rrjet kriminal transnacional të angazhuar në pastrimin e të ardhurave të gjeneruara nga trafikimi i drogës në Francë nga individë të lidhur me grupe kriminale në Francë.

Sipas autoriteteve, konvertimi i parave të gatshme në ar shërbeu për një qëllim të dyfishtë: fshehjen e origjinës së paligjshme të të ardhurave kriminale dhe lehtësimin e fshehjes dhe transportit të tyre ndërkufitar, veçanërisht në Kosovë, Turqi dhe Marok.

Në ekzekutimin e kërkesës për ndihmë të ndërsjellë ligjore, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës - Departamenti për Hetimin e Krimit të Organizuar, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, ndërmori të gjitha masat e nevojshme procedurale dhe hetimore, duke rezultuar në identifikimin, gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve brenda territorit të Republikës së Kosovës me një vlerë të vlerësuar prej afërsisht 1 milion eurosh.Europol dhe Eurojust ofruan mbështetje të konsiderueshme gjatë gjithë hetimit duke lehtësuar bashkëpunimin gjyqësor dhe operacional ndërkufitar midis autoriteteve italiane, franceze dhe atyre të Kosovës, të cilat kanë luajtur një rol kyç në identifikimin, gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve kriminale në juridiksione të shumta.

Autoritetet Pjesëmarrëse:

Francë: Juridiksioni i Specializuar Ndërrajonal i Marsejës (JIRS); Xhandarmëria Kombëtare e Marsejës - Seksioni i Hetimit.

Itali: Zyra e Prokurorit Publik të Milanos - Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia (DDA); Guardia di Finanza – Njësia e Policisë Ekonomike dhe Financiare të Milanos (GICO) dhe Shërbimi Qendror për Hetimin e Krimit të Organizuar (SCICO).

Kosovë: Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës – Departamenti për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Hetimi mori gjithashtu mbështetje nga Programi i Punëve të Brendshme i Bashkimit Evropian në Kosovë (HAPE).



Të ngjashme
Publikohen pamjet nga sekuestrimi i aseteve me vlerë 1 milion euro në Kosovë (VIDEO)

Publikohen pamjet nga sekuestrimi i aseteve me vlerë 1 milion euro në Kosovë (VIDEO)

Rasti i Vitës, LBK kërkon publikimin urgjent të rezultateve të analizave

Rasti i Vitës, LBK kërkon publikimin urgjent të rezultateve të analizave

Nuk luajti asnjë minutë, por e mbylli natën në spital: Jordan Henderson pësoi lëndim të pazakontë gjatë festës së golit

Nuk luajti asnjë minutë, por e mbylli natën në spital: Jordan Henderson pësoi lëndim të pazakontë gjatë festës së golit

Prokuroria Speciale thërret konferencë për media për operacionin ku u sekuestruan asete me vlerë 1 milion euro

Prokuroria Speciale thërret konferencë për media për operacionin ku u sekuestruan asete me vlerë 1 milion euro

Tragjike: Vritet nga plumbat e bandave në Suedi i riu nga Kosova, dyshohet të ketë qenë kalimtar i rastit

Tragjike: Vritet nga plumbat e bandave në Suedi i riu nga Kosova, dyshohet të ketë qenë kalimtar i rastit

Temperaturat e larta, KGJK autorizon kryetarët e Gjykatave në Pallatin e Drejtësisë ta pezullojnë punën

Temperaturat e larta, KGJK autorizon kryetarët e Gjykatave në Pallatin e Drejtësisë ta pezullojnë punën

Aksion në Zubin Potok: Zbulohen qindra fishekë, pajisje ushtarake dhe armë në shtëpi të pabanuara

Aksion në Zubin Potok: Zbulohen qindra fishekë, pajisje ushtarake dhe armë në shtëpi të pabanuara

Zgjidhen dy anëtarët e rinj të KGjK-së

Zgjidhen dy anëtarët e rinj të KGjK-së

Publikohen çmimet e reja të derivateve për 24 orët e ardhshme

Publikohen çmimet e reja të derivateve për 24 orët e ardhshme

Shkelën rregullat, 60 gjoba dhe 30 motoçikleta të konfiskuara në Ferizaj

Shkelën rregullat, 60 gjoba dhe 30 motoçikleta të konfiskuara në Ferizaj

Me cisterna dhe traktorë para Ministrisë, fermerët e qumështit protestojnë sot

Me cisterna dhe traktorë para Ministrisë, fermerët e qumështit protestojnë sot

Tentoi vjedhjen, kapet në flagrancë 37-vjeçari në Prishtinë

Tentoi vjedhjen, kapet në flagrancë 37-vjeçari në Prishtinë

0:000:00