Sulmi terrorist në Berlin, flet babai i autorit: Djalit tim iu “shpëla truri” nga ISIS

Sulmi terrorist në Berlin, flet babai i autorit: Djalit tim iu “shpëla truri” nga ISIS

Babai i Abdul Ballout, 21-vjeçarit që dyshohet se kreu sulmin terrorist gjatë Paradës së Krenarisë në Berlin, ka deklaruar se djali i tij ishte radikalizuar dhe se iu “shpëla truri” për të përqafuar ideologjinë e organizatës terroriste Shteti Islamik.

Në një intervistë për revistën gjermane Der Spiegel, 64-vjeçari, i cili jeton në Liban, tha se kishte folur me të birin në telefon vetëm disa orë para sulmit.

“Ai më tha se i mungoja dhe se do të donte të ishte me ne në Liban në atë kohë”, rrëfeu ai.

Babai i 21-vjeçarit mohoi çdo lidhje të familjes me ideologjinë e ISIS-it, duke theksuar se ata i përkasin besimit shiit.

“Ne jemi shiitë, nuk e mbështesim atë. Djali im u radikalizua dhe përqafoi rrymën sunite”, u shpreh ai.

Ndërkohë, hetimet për sulmin vijojnë. Policia gjermane ka liruar shtetasin iranian që ishte ndaluar fillimisht si i dyshuar se mund të kishte qenë në automjetin e përdorur gjatë sulmit.

Sipas Der Spiegel, provat e mbledhura nga hetuesit nuk konfirmuan dyshimet ndaj tij, ndaj ai u lirua nga paraburgimi. Megjithatë, autoritetet nuk kanë arritur ende të përcaktojnë nëse Ballout veproi i vetëm apo kishte bashkëpunëtorë.

Sipas hetimeve, Abdul Ballout ishte radikalizuar prej kohësh dhe kishte tentuar disa herë t’i bashkohej organizatës terroriste Shteti Islamik. Ai ishte arrestuar në Liban në vitin 2025, ndërsa në maj të vitit 2026 u dënua në Berlin me një vit e dhjetë muaj burg për planifikimin e një akti të rëndë dhune kundër shtetit. Pas lirimit nga burgu, ai ishte vendosur nën mbikëqyrje dhe mund të përfshihej në një program deradikalizimi.

Hetuesit dyshojnë se Ballout kishte marrë me qira furgonin e bardhë me të cilin u përplas mbi turmën e pjesëmarrësve në Paradën e Krenarisë në parkun Tiergarten. Brenda automjetit u gjet edhe një telefon celular që, sipas autoriteteve, lidhej me 21-vjeçarin.

Për shkak të dyshimeve se bëhet fjalë për një sulm me motive islamiste, çështja është marrë në hetim nga Zyra e Prokurorit Federal të Gjermanisë.


Nga sulmi humbi jetën një grua, ndërsa 29 persona mbetën të plagosur. Sipas autoriteteve, pasi u përplas me një pemë, Ballout zbriti nga automjeti dhe sulmoi disa kalimtarë me hanxhar, përpara se të largohej nga vendngjarja.

Ai u lokalizua më vonë në një kopsht komunitar në lagjen Spandau të Berlinit, ku u qëllua për vdekje nga policia pasi sulmoi efektivët gjatë operacionit për arrestimin e tij. /Panorama


Të ngjashme
Bajrami kërkon ndryshim në LDK: Partia duhet të ringrihet, jo të jetë shtojcë e askujt

Bajrami kërkon ndryshim në LDK: Partia duhet të ringrihet, jo të jetë shtojcë e askujt

E vërteta e takimeve të hershme të LPK-së me Rugovën

E vërteta e takimeve të hershme të LPK-së me Rugovën

“Ky shpenzon pare, me ushqy zagartë për me fy shqiptarët” - Haradinaj ngriti alarmin për profilet e rreme në prill të këtij viti

“Ky shpenzon pare, me ushqy zagartë për me fy shqiptarët” - Haradinaj ngriti alarmin për profilet e rreme në prill të këtij viti

Huaja amerikane për ushtrinë ndez debat në Kuvendin e Shqipërisë

Huaja amerikane për ushtrinë ndez debat në Kuvendin e Shqipërisë

Pa trofe të madh, por mes favoritëve: A mund ta fitojë Mbappe Topin e Artë?

Pa trofe të madh, por mes favoritëve: A mund ta fitojë Mbappe Topin e Artë?

1 muaj paraburgim për djalin që vrau aksidentalisht babanë në Deçan

1 muaj paraburgim për djalin që vrau aksidentalisht babanë në Deçan

Dyshohet se u gjetën mbetjet mortore të Halim Sopajt, i zhdukur prej vitit të kaluar

Dyshohet se u gjetën mbetjet mortore të Halim Sopajt, i zhdukur prej vitit të kaluar

Abdixhiku e thërret Kuvendin e LDK ku vendoset për fatin e tij si kryetar, mbahet të enjten nga ora 18:00

Abdixhiku e thërret Kuvendin e LDK ku vendoset për fatin e tij si kryetar, mbahet të enjten nga ora 18:00

Gjenden mbetje mortore të një burri në Malishevë që ishte zhdukur nga tetori i vitit të kaluar

Gjenden mbetje mortore të një burri në Malishevë që ishte zhdukur nga tetori i vitit të kaluar

Mijëra euro qarkullim në sezonin e dasmave: ATK në shënjestër këngëtarët, sallat e bizneset e tjera

Mijëra euro qarkullim në sezonin e dasmave: ATK në shënjestër këngëtarët, sallat e bizneset e tjera

Subvencionimi i teksteve shkollore – çka duhet të dini për procedurën dhe afatet

Subvencionimi i teksteve shkollore – çka duhet të dini për procedurën dhe afatet

Mashtroi qytetarët për donacione në bujqësi dhe termine me viza, Prokuroria në Pejë i ngrit aktakuzë të pandehures

Mashtroi qytetarët për donacione në bujqësi dhe termine me viza, Prokuroria në Pejë i ngrit aktakuzë të pandehures

0:000:00