Bajrami kërkon ndryshim në LDK: Partia duhet të ringrihet, jo të jetë shtojcë e askujt

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se partia ka nevojë për ndryshim të brendshëm në mënyrë që të rikthehet fuqishëm në skenën politike.

Përmes një reagimi, Bajrami ka thënë se Kuvendi i Jashtëzakonshëm i LDK-së, i cili mbahet këtë të enjte, nuk duhet të shihet si përballje mes individëve, por si një vendim për të ardhmen e subjektit politik.

Ajo ka theksuar se LDK-ja ka kaluar në tri procese zgjedhore që nga viti 2021 pa arritur të dalë fituese, duke përfunduar si partia e tretë, dhe sipas saj këto rezultate kërkojnë reflektim dhe përgjegjësi politike.

Bajrami ka rikujtuar se pas zgjedhjeve të dhjetorit 2025 kishte kërkuar dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, ndërsa kishte dhënë dorëheqje edhe nga pozita e nënkryetares së partisë.

Sipas saj, LDK-së i duhet një qasje e re udhëheqëse, e cila bashkon anëtarësinë, respekton mendimin ndryshe dhe bazohet në meritë e kontribut.

“LDK-ja nuk duhet të jetë shtojcë e asnjë partie tjetër politike. Ajo duhet të hyjë në zgjedhje për të fituar dhe të jetë alternativa më serioze për qytetarët”, ka deklaruar Bajrami.

Ajo ka bërë thirrje që Kuvendi i Jashtëzakonshëm të shërbejë si mundësi për një fillim të ri dhe forcimin e partisë, duke theksuar se ndryshimi, sipas saj, është i domosdoshëm për ringritjen e LDK-së.

Të ngjashme
“Ky shpenzon pare, me ushqy zagartë për me fy shqiptarët” - Haradinaj ngriti alarmin për profilet e rreme në prill të këtij viti

Huaja amerikane për ushtrinë ndez debat në Kuvendin e Shqipërisë

Pa trofe të madh, por mes favoritëve: A mund ta fitojë Mbappe Topin e Artë?

1 muaj paraburgim për djalin që vrau aksidentalisht babanë në Deçan

Dyshohet se u gjetën mbetjet mortore të Halim Sopajt, i zhdukur prej vitit të kaluar

Abdixhiku e thërret Kuvendin e LDK ku vendoset për fatin e tij si kryetar, mbahet të enjten nga ora 18:00

Gjenden mbetje mortore të një burri në Malishevë që ishte zhdukur nga tetori i vitit të kaluar

Mijëra euro qarkullim në sezonin e dasmave: ATK në shënjestër këngëtarët, sallat e bizneset e tjera

Subvencionimi i teksteve shkollore – çka duhet të dini për procedurën dhe afatet

Mashtroi qytetarët për donacione në bujqësi dhe termine me viza, Prokuroria në Pejë i ngrit aktakuzë të pandehures

Kapen 2.6 ton kokainë në Atlantik, një shqiptar ndër të arrestuarit

Një muaj paraburgim për 26-vjeçarin që dyshohet se vrau babain e tij në Strellc të Deçanit

0:000:00