Mehaj viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: E kemi detyrim të bëjmë më shumë për çlirimtarët tanë

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Nga atje, Mehaj ka thënë se çlirimtarët nuk kanë nevojë për mëshirë, por për drejtësi.

“Ata dolën në luftë për të mbrojtur pragun e shtëpisë, familjet dhe popullin. Liria nuk erdhi rastësisht, por me sakrificë.”, ka shkruar Mehaj.

Ai ka thënë se nëse sot dënohen ata që mbrojtën vendin e vet nga agresioni, atëherë sipas tij, secili duhet ta pyesë veten se çfarë mesazhi i jepet botës.

Mehaj ka thënë se mbrojtja e atdheut nuk mund të trajtohet si krim.

“Ne nuk kërkojmë favore dhe as ndikime politike. Kërkojmë vetëm drejtësi të vërtetë, të pavarur nga çdo presion, qoftë nga Serbia, qoftë nga aleatët e saj, apo nga cilido shtet tjetër. E vërteta nuk duhet të ketë ngjyrë politike.”, ka thënë Mehaj.

Ish-ministri ka thënë se vendi i çlirimtarëve është në shtëpitë e tyre, pranë familjeve dhe popullit për të cilin sipas tij, sakrifikuan gjithçka.

“Edhe ne kemi detyrimin tonë. Secili prej nesh duhet të bëjë më shumë për t’i mbështetur çlirimtarët, jo vetëm me fjalë, por me qëndrim, me zë dhe me unitet. Historia nuk mbrohet duke heshtur. Sakrifica e tyre nuk guxon të relativizohet, sepse duke mbrojtur çlirimtarët, mbrojmë të vërtetën e luftës sonë dhe dinjitetin e Kosovës.”, ka shkruar Mehaj.

Të ngjashme
Bajrami kërkon ndryshim në LDK: Partia duhet të ringrihet, jo të jetë shtojcë e askujt

E vërteta e takimeve të hershme të LPK-së me Rugovën

“Ky shpenzon pare, me ushqy zagartë për me fy shqiptarët” - Haradinaj ngriti alarmin për profilet e rreme në prill të këtij viti

Huaja amerikane për ushtrinë ndez debat në Kuvendin e Shqipërisë

Pa trofe të madh, por mes favoritëve: A mund ta fitojë Mbappe Topin e Artë?

1 muaj paraburgim për djalin që vrau aksidentalisht babanë në Deçan

Dyshohet se u gjetën mbetjet mortore të Halim Sopajt, i zhdukur prej vitit të kaluar

Abdixhiku e thërret Kuvendin e LDK ku vendoset për fatin e tij si kryetar, mbahet të enjten nga ora 18:00

Gjenden mbetje mortore të një burri në Malishevë që ishte zhdukur nga tetori i vitit të kaluar

Mijëra euro qarkullim në sezonin e dasmave: ATK në shënjestër këngëtarët, sallat e bizneset e tjera

Subvencionimi i teksteve shkollore – çka duhet të dini për procedurën dhe afatet

Mashtroi qytetarët për donacione në bujqësi dhe termine me viza, Prokuroria në Pejë i ngrit aktakuzë të pandehures

0:000:00