Prishtina përcjell mesazhe mirënjohjeje për SHBA-në në jubileun e 250-vjetorit

Prishtina përcjell mesazhe mirënjohjeje për SHBA-në në jubileun e 250-vjetorit

Në Prishtinë është shënuar të shtunën 250-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me një aktivitet festiv të organizuar nga Shoqata e Miqësisë së Amerikës pranë shtatores së ish-presidentit amerikan Bill Clinton.

Kryetari i Shoqatës së Miqësisë së Amerikës, Agim Rexhepi, ka thënë se ky aktivitet organizohet në emër të respektit dhe dashurisë së qytetarëve shqiptarë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në emrin e miliona qytetarëve shqiptarë që kanë respekt dhe dashuri për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ky vend, i urojmë 4 Korrikun, njëkohësisht këtë jubile të madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shoqata e Miqësisë së Amerikës e ka këtë aktivitet, e kemi bërë në koordinim me këto institucione, mirëpo njëkohësisht duke informuar institucionet shumë të larta edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga këtu, fotografitë do t’i dërgojmë përfaqësuesve, liderëve shumë të lartë amerikanë”, ka thënë Rexhepi për EO.

Ai ka vlerësuar rolin e ish-presidentëve amerikanë George H. W. Bush, Bill Clinton, George W. Bush dhe presidentit Trump në zhvillimet historike të Kosovës, duke thënë se vendimet e tyre kanë qenë vendimtare për fatin e vendit.

“Mirëpo çka është më e rëndësishmja, falë presidentit Bush të vjetër që e vendosi vijën e kuqe, shpëtuam pa ndodh shumë serbrenica në Kosovë. Falë presidentit Clinton u intervenua në Kosovë nga forcat e NATO-s. Elementi tjetër, presidenti Bush i riu, pa lënë pa konsultim me organet e veta, me këshilltarët e tij edhe aleatët e tjerë, në Tiranë deklaroi ‘Mjaft është mjaft, Kosova është e pavarur’. Kështu gjej rastin edhe sot që po, presidenti Trump ka bërë veprime të jashtëzakonshme deri më sot për Kosovën dhe shqiptarët. Edhe ai e lejoi shndërrimin e FSK-së në ushtri të Kosovës derisa komplet Evropa ishte kundër. E bëri veprimin e tjetër edhe më të madh, e lejoi futjen e FSK-së nëpërmjet pjesëtarëve të FSK-së, nëpërmjet Iowas në trajnime ose në veprime ndërkombëtare të NATO-s. Domethënë de facto veç jemi pjesë e saj”, tha ai.

Me rastin e këtij jubileu, Shoqata ka prezantuar edhe një foto-ekspozitë me fotografi ekskluzive të vendosura në korniza dhe të shoqëruara me mesazhe dedikuese.

Po ashtu, qytetarëve iu janë shpërndarë kartolina të plastifikuara të përgatitura për këtë përvjetor, me portretet e ish-presidentëve amerikanë George H. W. Bush, Bill Clinton dhe George W. Bush.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Gardës së Policisë së Kosovës, Njësisë Speciale Operative, Njësisë Intervenuese, Njësisë Speciale K9, zjarrfikësve dhe Qendrës së Mjekësisë Emergjente.





Të ngjashme
Për 250-vjetorin, Trump merr dhuratë një unazë luksoze me diamante

Për 250-vjetorin, Trump merr dhuratë një unazë luksoze me diamante

Zulfaj për fondet e BE-së: Nëse nuk kemi institucione, i humbim edhe 100 milionë euro

Zulfaj për fondet e BE-së: Nëse nuk kemi institucione, i humbim edhe 100 milionë euro

Dega e LDK-së në Austri letër Abdixhikut: Duhet të mbani përgjegjësi për rezultatin e dobët të 7 qershorit, duam zgjedhje në LDK

Dega e LDK-së në Austri letër Abdixhikut: Duhet të mbani përgjegjësi për rezultatin e dobët të 7 qershorit, duam zgjedhje në LDK

Ende aktiv zjarri pranë shtratit të lumit Mat

Ende aktiv zjarri pranë shtratit të lumit Mat

Gazetari argjentinas shpërthen në akuza: Karteli i Meksikës e detyroi Ekuadorin të humbasin, i kërcënuan lojtarët dhe familjet e tyre

Gazetari argjentinas shpërthen në akuza: Karteli i Meksikës e detyroi Ekuadorin të humbasin, i kërcënuan lojtarët dhe familjet e tyre

Jarinjë: Zbulohen mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

Jarinjë: Zbulohen mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

Ende asnjë shenjë nga udhëheqësi suprem, teksa Irani nis ceremonitë mortore për Khamenein

Ende asnjë shenjë nga udhëheqësi suprem, teksa Irani nis ceremonitë mortore për Khamenein

Qytetarët e Kosovës ia mësyjnë bregdetit: Mbi 11 mijë persona hyjnë në Shqipëri për vetëm 4 orë

Qytetarët e Kosovës ia mësyjnë bregdetit: Mbi 11 mijë persona hyjnë në Shqipëri për vetëm 4 orë

Avokati i Popullit: Gjykata Speciale na injoroi me tendenca shpërfillëse kur e ftuam në prezentimin e raportit britanik me plotë shqetësime

Avokati i Popullit: Gjykata Speciale na injoroi me tendenca shpërfillëse kur e ftuam në prezentimin e raportit britanik me plotë shqetësime

Moti ekstem: FIFA kërkon të shtyhet ndeshja Francë – Paraguaj

Moti ekstem: FIFA kërkon të shtyhet ndeshja Francë – Paraguaj

Kushtetuesja rrëzon padinë e Erion Veliajt për gjykimin ndaj dosjes së SPAK

Kushtetuesja rrëzon padinë e Erion Veliajt për gjykimin ndaj dosjes së SPAK

Si po ecin negociatat midis SHBA-së dhe Iranit?

Si po ecin negociatat midis SHBA-së dhe Iranit?

0:000:00