Ende asnjë shenjë nga udhëheqësi suprem, teksa Irani nis ceremonitë mortore për Khamenein

Ende asnjë shenjë nga udhëheqësi suprem, teksa Irani nis ceremonitë mortore për Khamenein

Ceremonitë shumëditore mortore për udhëheqësin e ndjerë suprem të Iranit, ajatollah Ali Khamenei, kanë nisur, por ende nuk ka pasur asnjë paraqitje publike të djalit të tij, Mojtaba Khamenei, i cili e pasoi në këtë post.

Qytetarë të shumtë u mblodhën në kompleksin e madh të lutjeve Grand Mosalla në Teheran që nga orët e para të 4 korrikut, ndërsa autoritetet thanë se presin deri në 20 milionë pjesëmarrës gjatë ceremonive gjashtëditore.

Masat e sigurisë rreth kompleksit janë jashtëzakonisht të rrepta. Policia kundër trazirave dhe forca të tjera të sigurisë janë dislokuar në të gjithë zonën, rrugët përreth Grand Mosallas u mbyllën disa orë para nisjes së ceremonive dhe, sipas raportimeve, autoritetet krijuan një zonë ku ndalohet qarkullimi i automjeteve në një rreze prej më shumë se një kilometri nga vendi i ngjarjes.

Mediat iraniane raportuan se pjesëmarrësit brohorisnin “hakmarrje”, ndërsa mblidheshin për t’i bërë nderimet e fundit Khameneit, i cili u vra ditën e parë të luftës mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit, më 28 shkurt.


Arkivolet me trupat e Khameneit dhe katër anëtarëve të familjes së tij, të vrarë po atë ditë të parë të luftës, janë vendosur për homazhe dhe do të qëndrojnë aty deri më 6 korrik.

Mbetjet mortore të Khameneit më pas do të dërgohen në qytetin e shenjtë të Qomit, përpara se të ekspozohen në Bagdad, Qerbela dhe Nexhef, në Irakun fqinj. Ai do të varroset në qytetin e tij të lindjes, Mashhad, në verilindje të Iranit, më 9 korrik.

Gjatë më shumë se 36 vjetëve në pushtet, Khamenei zakonisht udhëhiqte faljet mortore për figurat më të larta ushtarake dhe fetare që ndërronin jetë, por ende nuk është e qartë se kush do ta udhëheqë faljen për të më 5 korrik.

Mojtaba Khamenei, udhëheqësi i tretë suprem i Republikës Islamike, nuk është parë në publik që kur u plagos në të njëjtin sulm ku u vranë babai dhe bashkëshortja e tij.

Logjika e ritualit përballë dyshimeve për sigurinë

Një nga pyetjet që po ndiqet me më së shumti vëmendje lidhur me funeralin shtetëror të Khameneit është nëse djali i tij, Mojtaba, do të bëjë një paraqitje publike.

Analistët janë të ndarë si për gjasat që kjo të ndodhë, ashtu edhe për domethënien që do të kishte një paraqitje e tillë. Ata luhaten mes logjikës rituale, e cila sugjeron se ai duhet të jetë i pranishëm, dhe shqetësimeve të sigurisë që e bëjnë situatën të pasigurt.

Në një intervistë për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë, aktivisti për të drejtat e njeriut, Taghi Rahmani, tha se kjo çështje lidhet me një kërkesë themelore të ritualit të trashëgimisë së pushtetit.

“Udhëheqësi i ardhshëm duhet të falet mbi trupin e udhëheqësit të mëparshëm dhe në këtë mënyrë fiton legjitimitetin formal”, tha Rahmani. “Kjo është një nga arsyet kryesore pse po shtrohet çështja e pranisë së Mojtaba Khameneit.”

I pyetur drejtpërdrejt nëse pret që udhëheqësi i ri suprem të marrë pjesë në ceremoni, Rahmani tha se gjasat janë në favor të kësaj, por theksoi se konsideratat e sigurisë gjatë kohës së luftës mund të mbizotërojnë mbi dëshirën e regjimit për të organizuar një funeral madhështor me praninë e Mojtaba Khameneit.

“Ata donin të organizonin një funeral me një turmë të madhe dhe madhështore; një funeral i tillë është shumë i rëndësishëm për regjimin”, tha Rahmani, duke shtuar se Republika Islamike ka nevojë të madhe të riafirmojë autoritetin e saj pas luftës.

Analisti politik me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Babak Dorbeiki, u shpreh shumë më skeptik nëse kjo pyetje mund të marrë përgjigje tani.

“Nuk e di”, tha ai për Radion Farda. “Sinqerisht, para së gjithash, nuk jam as i sigurt nëse një person i tillë është ende gjallë, ose të paktën nëse është në gjendje të mirë shëndetësore.”

Megjithatë, Dorbeiki tha se nuk do të habitej nëse udhëheqësi suprem do të shfaqej përfundimisht.

“Nëse ai ekziston, nuk më duket aspak e pamundur apo e çuditshme që të marrë pjesë.”

Megjithatë, ai paralajmëroi se prania apo mungesa e tij nuk duhet interpretuar si sinjal për procesin e trashëgimisë në pushtet, duke argumentuar se shqetësimet e sigurisë, dhe jo llogaritjet politike, do të përcaktojnë atë që do të ndodhë.

“Nuk është e mundur t’i jepet ndonjë kuptim i prerë politik pranisë ose mungesës së Mojtaba Khameneit”, tha ai, “sepse dimensioni i sigurisë në këtë histori më duket shumë më dominues tani sesa ai politik.”/Periskopi

Të ngjashme
Për 250-vjetorin, Trump merr dhuratë një unazë luksoze me diamante

Për 250-vjetorin, Trump merr dhuratë një unazë luksoze me diamante

Zulfaj për fondet e BE-së: Nëse nuk kemi institucione, i humbim edhe 100 milionë euro

Zulfaj për fondet e BE-së: Nëse nuk kemi institucione, i humbim edhe 100 milionë euro

Dega e LDK-së në Austri letër Abdixhikut: Duhet të mbani përgjegjësi për rezultatin e dobët të 7 qershorit, duam zgjedhje në LDK

Dega e LDK-së në Austri letër Abdixhikut: Duhet të mbani përgjegjësi për rezultatin e dobët të 7 qershorit, duam zgjedhje në LDK

Ende aktiv zjarri pranë shtratit të lumit Mat

Ende aktiv zjarri pranë shtratit të lumit Mat

Gazetari argjentinas shpërthen në akuza: Karteli i Meksikës e detyroi Ekuadorin të humbasin, i kërcënuan lojtarët dhe familjet e tyre

Gazetari argjentinas shpërthen në akuza: Karteli i Meksikës e detyroi Ekuadorin të humbasin, i kërcënuan lojtarët dhe familjet e tyre

Jarinjë: Zbulohen mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

Jarinjë: Zbulohen mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

Qytetarët e Kosovës ia mësyjnë bregdetit: Mbi 11 mijë persona hyjnë në Shqipëri për vetëm 4 orë

Qytetarët e Kosovës ia mësyjnë bregdetit: Mbi 11 mijë persona hyjnë në Shqipëri për vetëm 4 orë

Avokati i Popullit: Gjykata Speciale na injoroi me tendenca shpërfillëse kur e ftuam në prezentimin e raportit britanik me plotë shqetësime

Avokati i Popullit: Gjykata Speciale na injoroi me tendenca shpërfillëse kur e ftuam në prezentimin e raportit britanik me plotë shqetësime

Moti ekstem: FIFA kërkon të shtyhet ndeshja Francë – Paraguaj

Moti ekstem: FIFA kërkon të shtyhet ndeshja Francë – Paraguaj

Prishtina përcjell mesazhe mirënjohjeje për SHBA-në në jubileun e 250-vjetorit

Prishtina përcjell mesazhe mirënjohjeje për SHBA-në në jubileun e 250-vjetorit

Kushtetuesja rrëzon padinë e Erion Veliajt për gjykimin ndaj dosjes së SPAK

Kushtetuesja rrëzon padinë e Erion Veliajt për gjykimin ndaj dosjes së SPAK

Si po ecin negociatat midis SHBA-së dhe Iranit?

Si po ecin negociatat midis SHBA-së dhe Iranit?

0:000:00