Ende aktiv zjarri pranë shtratit të lumit Mat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme, i rënë rreth dy orë më parë pranë shtratit të lumit Mat, vijon të jetë aktiv, duke u përhapur edhe në afërsi të zonave të banuara.

Falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, flakët janë izoluar për momentin, duke shmangur rrezikun e menjëhershëm për banesat pranë vatrës së zjarrit, raporton abcnews.al, transmeton Periskopi.

Nga përhapja e flakëve në zonën pranë Fushë-Milotit janë djegur sipërfaqe me plantacione ullinjsh dhe pemë frutore, ndërsa disa mjete zjarrfikëse vijojnë operacionin në terren për vënien nën kontroll të plotë të situatës.

Erërat e forta po favorizojnë përhapjen e zjarrit, duke e bërë më të vështirë punën e ekipeve të emergjencës.

Në ndihmë të zjarrfikësve janë angazhuar edhe banorë të zonës, të cilët me mjete rrethanore po kontribuojnë në izolimin dhe shuarjen e flakëve./Periskopi

Të ngjashme
Për 250-vjetorin, Trump merr dhuratë një unazë luksoze me diamante

Zulfaj për fondet e BE-së: Nëse nuk kemi institucione, i humbim edhe 100 milionë euro

Dega e LDK-së në Austri letër Abdixhikut: Duhet të mbani përgjegjësi për rezultatin e dobët të 7 qershorit, duam zgjedhje në LDK

Gazetari argjentinas shpërthen në akuza: Karteli i Meksikës e detyroi Ekuadorin të humbasin, i kërcënuan lojtarët dhe familjet e tyre

Jarinjë: Zbulohen mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

Ende asnjë shenjë nga udhëheqësi suprem, teksa Irani nis ceremonitë mortore për Khamenein

Qytetarët e Kosovës ia mësyjnë bregdetit: Mbi 11 mijë persona hyjnë në Shqipëri për vetëm 4 orë

Avokati i Popullit: Gjykata Speciale na injoroi me tendenca shpërfillëse kur e ftuam në prezentimin e raportit britanik me plotë shqetësime

Moti ekstem: FIFA kërkon të shtyhet ndeshja Francë – Paraguaj

Prishtina përcjell mesazhe mirënjohjeje për SHBA-në në jubileun e 250-vjetorit

Kushtetuesja rrëzon padinë e Erion Veliajt për gjykimin ndaj dosjes së SPAK

Si po ecin negociatat midis SHBA-së dhe Iranit?

0:000:00