Dega e LDK-së në Austri letër Abdixhikut: Duhet të mbani përgjegjësi për rezultatin e dobët të 7 qershorit, duam zgjedhje në LDK

Dega e LDK-së në Austri letër Abdixhikut: Duhet të mbani përgjegjësi për rezultatin e dobët të 7 qershorit, duam zgjedhje në LDK

Dega e LDK’së në Austri përmes një e-maili ka kërkuar që të mbahen zgjedhje të brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kjo kërkesë i është adresuar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, meqë kjo Degë ka konstatuar se rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit ka qenë i dobët dhe se të gjithë duhet të marrin përgjegjësi, shkruan Express, transmeton Periskopi.

Në mbledhjen e mbajtur më 3 korrik në Austri, ku kanë marrë pjesë edhe 5 kryetarë të nëndegëve të LDK’së në Austri është vlerësuar se është e domosdoshme marrja e përgjegjësisë, sidomos nga lidershipi i partisë.

“Kerkesë per zgjedhje të pergjithshme

I nderuar z. Lumir Abdixhiku e nderuara kryesi e LDK – së. Me poshtë gjeni kerkesën e degës së Ldk në Austri,

-Në mbledhjen e mbajtur të Deges së LDK në Austri, se bashku me Kryetarët e pese nëndegëve, u analizua rezultati i dobet ne zgjedhjet e gershorit. Gjatë diskutimeve u vlerësua se eshtë e domosdoshme marrja e pergjegjesisë nga të gjithë ne, e sidomos nga lidershipi i partisë.Njezeri u vendos dhe kerkohet, qe LDK te shkoje ё zgjedhje të përgjithshme dhe të bëhen reforma thelbesore .Njëkohësisht, shprehim falënderimin tonë për Kryetarin Abdixhiku për kontributin e deri tashëm”, thuhet në e-mailin e siguruar nga Gazeta Express.

Dorëheqjen e Abdixhikut nga pozita e kryetarit e kanë kërkuar edhe disa degë në Kosovë, përfshirë Pejën, Lipjanin dhe një në Prishtinë. Megjithatë Abdixhiku iu është kundërpërgjigjur kërkesave me kërkesë për dorëheqje nga Degët të Gazmend Muhaxherit e Imri Ahmetit.

Ky zhvillim kishte çuar në përplasje të brendshme publike në LDK. Megjithatë në një mbledhje të kolegjiumit të Degëve të LDK-së, shumica kanë votuar kundër dorëheqjes së Lumir Abdixhiku./Periskopi/



Të ngjashme
Për 250-vjetorin, Trump merr dhuratë një unazë luksoze me diamante

Për 250-vjetorin, Trump merr dhuratë një unazë luksoze me diamante

Zulfaj për fondet e BE-së: Nëse nuk kemi institucione, i humbim edhe 100 milionë euro

Zulfaj për fondet e BE-së: Nëse nuk kemi institucione, i humbim edhe 100 milionë euro

Ende aktiv zjarri pranë shtratit të lumit Mat

Ende aktiv zjarri pranë shtratit të lumit Mat

Gazetari argjentinas shpërthen në akuza: Karteli i Meksikës e detyroi Ekuadorin të humbasin, i kërcënuan lojtarët dhe familjet e tyre

Gazetari argjentinas shpërthen në akuza: Karteli i Meksikës e detyroi Ekuadorin të humbasin, i kërcënuan lojtarët dhe familjet e tyre

Jarinjë: Zbulohen mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

Jarinjë: Zbulohen mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

Ende asnjë shenjë nga udhëheqësi suprem, teksa Irani nis ceremonitë mortore për Khamenein

Ende asnjë shenjë nga udhëheqësi suprem, teksa Irani nis ceremonitë mortore për Khamenein

Qytetarët e Kosovës ia mësyjnë bregdetit: Mbi 11 mijë persona hyjnë në Shqipëri për vetëm 4 orë

Qytetarët e Kosovës ia mësyjnë bregdetit: Mbi 11 mijë persona hyjnë në Shqipëri për vetëm 4 orë

Avokati i Popullit: Gjykata Speciale na injoroi me tendenca shpërfillëse kur e ftuam në prezentimin e raportit britanik me plotë shqetësime

Avokati i Popullit: Gjykata Speciale na injoroi me tendenca shpërfillëse kur e ftuam në prezentimin e raportit britanik me plotë shqetësime

Moti ekstem: FIFA kërkon të shtyhet ndeshja Francë – Paraguaj

Moti ekstem: FIFA kërkon të shtyhet ndeshja Francë – Paraguaj

Prishtina përcjell mesazhe mirënjohjeje për SHBA-në në jubileun e 250-vjetorit

Prishtina përcjell mesazhe mirënjohjeje për SHBA-në në jubileun e 250-vjetorit

Kushtetuesja rrëzon padinë e Erion Veliajt për gjykimin ndaj dosjes së SPAK

Kushtetuesja rrëzon padinë e Erion Veliajt për gjykimin ndaj dosjes së SPAK

Si po ecin negociatat midis SHBA-së dhe Iranit?

Si po ecin negociatat midis SHBA-së dhe Iranit?

0:000:00