Kushtetuesja rrëzon padinë e Erion Veliajt për gjykimin ndaj dosjes së SPAK

Kushtetuesja rrëzon padinë e Erion Veliajt për gjykimin ndaj dosjes së SPAK

Gjykata Kushtetuese nuk e kaloi në seancë plenare padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, i cili u ankua për vendimmarrjen e një gjyqtari paraprak që e dërgoi të përballet me SPAK si i pandehur në gjykimin e themelit.


Duke këmbëngulur për papajtueshmëri me Kushtetutën, kryebashkiaku tentoi shfuqizimin e vendimit të 9 shkurtit 2026 të gjyqtares paraprake, e cila aprovoi hetimet e SPAK dhe vendosi vazhdimin e gjykimit të hapur ndaj 30 të akuzuarve, mes tyre edhe funksionari lokal. Gjyqtarët kushtetues vlerësuan moskalimin e çështjes në seancë plenare.

Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, gjithashtu, kryebashkiaku kishte kërkuar në këtë gjykatë edhe pavlefshmërinë e çdo seance të mëpasshme prej momentit kur gjyqtari paraprak ia kaloi një trupe gjyqësore të GJKKO-së, procese që vazhdojnë të mbahen vetëm me praninë e avokatit të tij, duke qenë se Veliaj vazhdon të insistojë për barazinë e armëve, që është dalja nga kafazi dhe ulja në sallë përkrah mbrojtjes.

Edhe kjo pikë nuk kaloi në seancën plenare, ndërkohë që kërkesa të tjera lidheshin edhe me kompetencat e SPAK, siç është përpjekja e Veliajt për të shfuqizuar një pikë të këtij ligji që i jep kompetenca prokurorit të posaçëm të hetojë, kur ka dyshime të arsyeshme, kolegët dhe gjyqtarët antikorrupsion.


Megjithatë, pritet që edhe kjo humbje të shfrytëzohet nga Veliaj në të ardhmen, me qasjen se në gjykimin paraprak nuk është përfaqësuar nga avokatët e tij. Njëherazi, në kohën më të afërt do të përdoret edhe fitorja e pjesshme e Veliajt, marrë po në Gjykatën Kushtetuese, që urdhëroi Gjykatën e Lartë të shqyrtojë çështjen e paraburgimit të Veliajt në raport me detyrën që ai mban si kryetar bashkie dhe mbylljen në kafazin e xhamtë./TCh

Të ngjashme
Jarinjë: Zbulohen mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

Jarinjë: Zbulohen mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

Ende asnjë shenjë nga udhëheqësi suprem, teksa Irani nis ceremonitë mortore për Khamenein

Ende asnjë shenjë nga udhëheqësi suprem, teksa Irani nis ceremonitë mortore për Khamenein

Qytetarët e Kosovës ia mësyjnë bregdetit: Mbi 11 mijë persona hyjnë në Shqipëri për vetëm 4 orë

Qytetarët e Kosovës ia mësyjnë bregdetit: Mbi 11 mijë persona hyjnë në Shqipëri për vetëm 4 orë

Avokati i Popullit: Gjykata Speciale na injoroi me tendenca shpërfillëse kur e ftuam në prezentimin e raportit britanik me plotë shqetësime

Avokati i Popullit: Gjykata Speciale na injoroi me tendenca shpërfillëse kur e ftuam në prezentimin e raportit britanik me plotë shqetësime

Moti ekstem: FIFA kërkon të shtyhet ndeshja Francë – Paraguaj

Moti ekstem: FIFA kërkon të shtyhet ndeshja Francë – Paraguaj

Prishtina përcjell mesazhe mirënjohjeje për SHBA-në në jubileun e 250-vjetorit

Prishtina përcjell mesazhe mirënjohjeje për SHBA-në në jubileun e 250-vjetorit

Si po ecin negociatat midis SHBA-së dhe Iranit?

Si po ecin negociatat midis SHBA-së dhe Iranit?

Sami Lushtaku për fotografinë e Thaçit me George Bush: Fotografia më e mirë

Sami Lushtaku për fotografinë e Thaçit me George Bush: Fotografia më e mirë

“Mos blini te shqiptarët”, opozita në Serbi kërkon reagim nga shteti për posterët kundër shqiptarëve në Krushevc

“Mos blini te shqiptarët”, opozita në Serbi kërkon reagim nga shteti për posterët kundër shqiptarëve në Krushevc

Pavarësisht motit, nuk shtyhet Meksika-Anglia në Kupën e Botës

Pavarësisht motit, nuk shtyhet Meksika-Anglia në Kupën e Botës

“Run Together, Stronger Together”: FSK-ja zhvillon aktivitet në nder të pavarësisë së SHBA-së

“Run Together, Stronger Together”: FSK-ja zhvillon aktivitet në nder të pavarësisë së SHBA-së

Sonte nis faza e 1/8 së finales, dy superpërballje në Kupën e Botës 2026

Sonte nis faza e 1/8 së finales, dy superpërballje në Kupën e Botës 2026

0:000:00