Aksident në Pejë, lëndohet një motoçiklist, policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth në rrugën “Agim Binak Qelaj” në Pejë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Si pasojë e aksidentit, një motoçiklist ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova./Periskopi











