Pas largimit të Zelenskyt, Netanyahu mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë.
Ai pritet të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump.
Fillimisht, Trumpi ka zhvilluar një takim me presidentin ukrainas, Volidimyr Zelensky, i cili para pak çastesh është larguar nga Shtëpia e Bardhë.
Ndërkaq, numri një i SHBA-së do të ketë takimin e radhës me Netanyahun.
Tema të diskutimit është raportuar se do të jenë lufta Rusi-Ukrainë dhe ajo në Lindjen e Mesme.











