“Distancohemi nga Rroni”, Reagon familja Gjinovci: Informacionet për lidhje me Arkanin lidhen me anën e dajëve të Rronit, jo me ne

Familja Gjinovci, përkatësisht në emër të saj, Adnan Gjinovci, ka reaguar pas aludimeve ndaj Rron Gjinovcit se familja e tij e ka pasur mysafir dhe klient në hotel kriminelin famëkeq të luftës, Arkanin. Adnan Gjinovci tha se “aludimet dhe informacionet” lidhen me dajët e Rronit dhe jo me linjën atërore.
Adnan Gjinovci tha se si familje distancohen nga qëndrimet dhe aktiviteti politik i Rron Gjinovcit, dhe tha se sa i përket Arkanit “aludimet apo informacionet lidhen ekskluzivisht me anën e dajëve të Rronit dhe nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me trungun, historinë apo emrin e familjes Gjinovci.”












