Operacioni kundër tjetërsimit të pronave në Shqipëri, arrestohet zv.drejtori i Kadastrës në Dibër

Daniel Gjura, zëvendësdrejtori i Kadastrës Dibër është arrestuar nga Policia e Shqipërisë, pas një operacioni kundër tjetërsimit të pronave.

Daniel Gjura ishte shpallur në kërkim nga policia pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, raporton TCh, transmeton Periskopi.

Më 17 qershor, pas një hetimi shtatëmujor, policia ka ekzekutuar 14 masa sigurie ndaj punonjësve dhe ish-punonjësve të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe ndaj disa personave të dyshuar se kanë përfituar nga falsifikimi i dokumenteve.

Nga hetimet dyshohet Gjura, me detyra aktuale dhe të mëparshme në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, Dibër, dhe noterja, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumente dhe kanë kryer veprime të tjera administrative të kundërligjshme, me qëllim tjetërsimin e pronave të paluajtshme, në favor të shtetasit T. D. dhe familjarëve të tij.

Ai më herët ka mbajtur edhe postin e drejtorit, si dhe ka qenë kandidat për deputet nën siglën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2025./Periskopi/

Të ngjashme
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për krim të organizuar me shitblerje të narkotikëve e shpëlarje parash

Haxhiu: Seancën konstituive do ta thërras brenda afatit kushtetues

“Lëreni popullin të jetojë”: Qytetarët e Krushevcit pas thirrjeve për bojkotimin e furrës së një shqiptari

Historike, Rutte e konfirmon: Samiti i NATO-s 2027 do të mbahet në Tiranë

Arsene Wenger zbulon ekipin e vetëm që mund ta ndalojë Francën të fitojë Kupën e Botës

E kryer, Real Madridi nis spastrimin – e largon përfundimisht yllin e skuadrës

DnV pas certifikimit: Gara zgjedhore u bë e pabarabartë me vendimet e Qeverisë, reforma zgjedhore të jetë prioritet

Dy muaj para vendimit final, Gjykata Speciale thotë se gjyqtarët e saj janë të paanshëm

Pse po shtohen sulmet ndaj monumenteve dhe memorialeve të luftës?

DnV: Procesi zgjedhor u përmbyll në mënyrë të rregullt, reforma zgjedhore të jetë prioritet i legjislaturës së ardhshme

Trump kërcënon se do ta godasë Iranin ‘fort përsëri sonte’

Kosova e kap në kufi shtetasin S.U që po kërkohej nga Belgjika me urdhërarrest ndërkombëtar

0:000:00