Pse po shtohen sulmet ndaj monumenteve dhe memorialeve të luftës?

Pse po shtohen sulmet ndaj monumenteve dhe memorialeve të luftës?

Kosova po përballet me një fenomen shqetësues që po përsëritet tash e disa vite, dëmtimin e vandalizimin e monumenteve të dëshmorëve. Këto akte nuk janë vetëm sulme ndaj objekteve përkujtimore, por prekin respektin ndaj të rënëve dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar ky vend, shkruan Periskopi.

Në komuna të ndryshme të vendit janë regjistruar raste të shumta të thyerjes së pllakave përkujtimore e dëmtimit të busteve.


U dëmtua kulla në Kompleksin Memorial "Zahir Pajaziti", një prej vendeve më simbolike të rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve.


Dëmtohet Kompleksi Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan, nisin hetimet


Po ashtu, u dëmtua monumenti i UÇK-së në Kaçanik, rast për të cilin Organizata e Veteranëve të Luftës kërkoi zbardhjen e autorëve dhe vendosjen e tyre para drejtësisë.


Dëmtimi i monumentit të UÇK’së në Kaçanik, reagojnë Veteranët: Autorët të zbulohen dhe të dalin para ligjit


Ngjarje të ngjashme janë regjistruar edhe në Has, ku u dëmtua memoriali i dëshmorëve, si dhe në Istog, ku vandalët dëmtuan përmendoren e Dëshmorit të Kombit, Arif Hysenaj.


Edhe pse motivet e këtyre veprimeve mund të jenë të ndryshme, mund të themi se gjuha e urrejtjes që është krijuar tash e sa vite, duke përfshirë deklaratat skandaloze të eksponentëve të Qeverisë - kanë bërë që përveç në rrjete sociale të përdoret një gjuhë e till, të bëhet edhe përmes veprimeve si dëmtimi i këtyre monumenteve.


Çdo sulm ndaj një monumenti është një sulm ndaj kujtesës historike dhe respektit për ata që kanë sakrifikuar jetën për lirinë e vendit.


Njohës të trashëgimisë kulturore dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta kanë ngritur vazhdimisht alarmin se këto raste nuk duhet të trajtohen si incidente të izoluara.


Përsëritja e tyre në komuna të ndryshme na tregon situatën serioze ku po rrëshqasim si shoqëri. E kjo, duhet të ketë qasje më serioze institucionale, si në aspektin e parandalimit, ashtu edhe të ndëshkimit të autorëve.


Ekspertët e sigurisë vlerësojnë se një pjesë e këtyre rasteve mund të parandalohet përmes shtimit të mbikëqyrjes me kamera, ndriçimit të hapësirave publike ku ndodhen memorialet, patrullimeve më të shpeshta policore dhe reagimit të shpejtë ndaj çdo akti vandalizmi.


Po aq i rëndësishëm mbetet edhe edukimi i brezave të rinj për rëndësinë e monumenteve dhe rolin e tyre në ruajtjen e kujtesës historike.


Nëse kjo dukuri vazhdon të përsëritet, rreziku nuk kufizohet vetëm te dëmtimi i gurëve apo bronzit. Rrezikohet respekti ndaj historisë, ndaj sakrificës së brezave dhe ndaj identitetit kolektiv të një shoqërie. /Periskopi/

Të ngjashme
E kryer, Real Madridi nis spastrimin – e largon përfundimisht yllin e skuadrës

E kryer, Real Madridi nis spastrimin – e largon përfundimisht yllin e skuadrës

DnV pas certifikimit: Gara zgjedhore u bë e pabarabartë me vendimet e Qeverisë, reforma zgjedhore të jetë prioritet

DnV pas certifikimit: Gara zgjedhore u bë e pabarabartë me vendimet e Qeverisë, reforma zgjedhore të jetë prioritet

Dy muaj para vendimit final, Gjykata Speciale thotë se gjyqtarët e saj janë të paanshëm

Dy muaj para vendimit final, Gjykata Speciale thotë se gjyqtarët e saj janë të paanshëm

DnV: Procesi zgjedhor u përmbyll në mënyrë të rregullt, reforma zgjedhore të jetë prioritet i legjislaturës së ardhshme

DnV: Procesi zgjedhor u përmbyll në mënyrë të rregullt, reforma zgjedhore të jetë prioritet i legjislaturës së ardhshme

Trump kërcënon se do ta godasë Iranin ‘fort përsëri sonte’

Trump kërcënon se do ta godasë Iranin ‘fort përsëri sonte’

Kosova e kap në kufi shtetasin S.U që po kërkohej nga Belgjika me urdhërarrest ndërkombëtar

Kosova e kap në kufi shtetasin S.U që po kërkohej nga Belgjika me urdhërarrest ndërkombëtar

Edi Rama: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

Edi Rama: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

Të paktën katër cisterna të naftës dhe gazit kthehen mbrapsht në Ngushticën e Hormuzit

Të paktën katër cisterna të naftës dhe gazit kthehen mbrapsht në Ngushticën e Hormuzit

Operacion i madh kundër qendrave të masazhit dhe eskortave: Mbyllen 10 lokale, 8 të arrestuar

Operacion i madh kundër qendrave të masazhit dhe eskortave: Mbyllen 10 lokale, 8 të arrestuar

Zhvillimet më të fundit nga dita e dytë e samitit të NATO-s në Ankara

Zhvillimet më të fundit nga dita e dytë e samitit të NATO-s në Ankara

Prattipati sërish i bën thirrje Kosovës të përfshihet në projektin e gazit: Siguroni investimet e ardhshme amerikane

Prattipati sërish i bën thirrje Kosovës të përfshihet në projektin e gazit: Siguroni investimet e ardhshme amerikane

16 subjekte politike mbetën nën pragun prej 1 për qind të votave në zgjedhjet e 7 qershorit

16 subjekte politike mbetën nën pragun prej 1 për qind të votave në zgjedhjet e 7 qershorit

0:000:00