Prattipati e ripërsëriti kërkesën për gazin amerikan - Kurti flet për tranzicionin energjetik, nuk e përmend gazin LNG

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në një organizim të KOSTT, ku përveç tregtimit të energjisë elektrike, ka folur edhe për tranzicionin energjetik në të cilën pritet të futet Republika e Kosovës.

Ndonëse temë e shumë diskutuar javëve të fundit ka qenë kërkesa amerikane për gazsjellësin amerikan, në këtë plan për të ardhmen energjetike të Kosovës, Kurti s’e ka përmendur fare.

Ai ka folur për burime te ripërtrishme të energjisë, për energji solare e me erë, për bateritë akumuluese të energjisë dhe për rindërtim e modernizim të kapaciteteve ekzistuese.

“Kosova po hyn tani në një fazë të re të tranzicionit energjetik, integrimi i burimeve të ripërtrishme, ndërtimi i kapaciteteve të reja solare dhe të erës, instalimi i sistemeve të baterive për akumulimin e energjisë, si dhe modernizimi e rindërtimi i kapaciteteve ekzistuese e gjeneruese që sigurojnë furnizimin bazë, do ta transformojnë mënyrën se si prodhojmë, transmetojmë e konsumojmë energji”, ka deklaruar Kurti.

Kjo deklaratë e tij vjen në të njëjtën ditë, kur e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së, Annu Prattipati, ka bërë thirrje edhe një herë për Kosovën të diversifikojë burimet e saj të energjisë përmes gazit amerikan LNG.

“Në fjalën e saj, ajo përshëndeti vendimin e Kosovës për të hequr tarifat doganore ndaj mallrave amerikane dhe bëri thirrje që Kosova të diversifikojë furnizimin e saj me energji përmes gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga SHBA-ja, me qëllim sigurimin e investimeve të ardhshme amerikane”, ka njoftuar sot Ambasada e SHBA-së.

Të ngjashme
Rama publikon foto me Rutten: Zemra mal kur i thua Sekretarit të NATO-s shihemi në Samitin e ardhshëm në Shqipëri

Ibrahimovic paralajmëron Argjentinën: Messi nuk mund të jetë gjithmonë shpëtimtari juaj

“Kundërshtari është Maroku, jo gjyqtarët”, Didier Deschamps para ndeshjes çerekfinale

Deri në hapjen e ndonjë piste të re të kërkimit do të pezullohen kërkimet për 78 vjeçarin e zhdukur

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për krim të organizuar me shitblerje të narkotikëve e shpëlarje parash

Operacioni kundër tjetërsimit të pronave në Shqipëri, arrestohet zv.drejtori i Kadastrës në Dibër

Haxhiu: Seancën konstituive do ta thërras brenda afatit kushtetues

“Lëreni popullin të jetojë”: Qytetarët e Krushevcit pas thirrjeve për bojkotimin e furrës së një shqiptari

Historike, Rutte e konfirmon: Samiti i NATO-s 2027 do të mbahet në Tiranë

Arsene Wenger zbulon ekipin e vetëm që mund ta ndalojë Francën të fitojë Kupën e Botës

E kryer, Real Madridi nis spastrimin – e largon përfundimisht yllin e skuadrës

DnV pas certifikimit: Gara zgjedhore u bë e pabarabartë me vendimet e Qeverisë, reforma zgjedhore të jetë prioritet

0:000:00