DnV: Procesi zgjedhor u përmbyll në mënyrë të rregullt, reforma zgjedhore të jetë prioritet i legjislaturës së ardhshme

DnV: Procesi zgjedhor u përmbyll në mënyrë të rregullt, reforma zgjedhore të jetë prioritet i legjislaturës së ardhshme

Demokracia në Veprim ka vlerësuar se certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026 e përmbyll një proces që, në tërësi, u zhvillua në mënyrë të qetë, konkurruese dhe të rregullt.

Ata kanë thënë se proceset e shumta me radhë zgjedhore brenda një periudhe të shkurtër është parë qartë në lodhjen e votuesve, në fushatën më pak intensive dhe në pjesëmarrjen më të ulët në votime, por sipas DnV-së pavarësisht kësaj vetë procesi nuk u shoqërua me incidente apo parregullsi që do të cenonin integritetin e përgjithshëm të zgjedhjeve.

“Administrimi i zgjedhjeve ishte përgjithësisht profesional. Publikimi i rezultateve, numërimi në Qendrat Komunale të Numërimit, puna në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, trajtimi i votave jashtë Kosovës dhe shqyrtimi i ankesave u zhvilluan pa tensione të mëdha dhe pa zvarritje që do ta dëmtonin besueshmërinë e procesit. Megjithatë, zgjedhjet nxorën përsëri në pah disa çështje që Kosova vazhdon t’i bartë nga një proces zgjedhor në tjetrin, përfshirë mungesën e rregullimit të parafushatës, cenimin e garës së barabartë zgjedhore nga vendimet ekzekutive, transparencën e pamjaftueshme të financimit e subjekteve politike gjatë zgjedhjeve, sidomos në hapësirën digjitale dhe nga kandidatët, vështirësitë e votuesve për ta gjetur vendvotimin, qasjen e kufizuar për personat me aftësi të kufizuara, si dhe sfidat që lidhen me votat preferenciale dhe votimin jashtë Kosovës”, thuhet në njoftim.



Ata kanë njoftuar se janë duke finalizuar raportet përfundimare të vëzhgimit të këtyre zgjedhjeve, që kanë thënë se do t’i publikojnë në javët në vazhdim dhe përfshijnë gjetjet e plota për procesin zgjedhor dhe rekomandimet për institucionet përgjegjëse.

“DnV u bën thirrje Kuvendit të Kosovës, pas konstituimit, që reformën zgjedhore ta vendosë ndër prioritetet e para. Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Gjykata Supreme, institucionet e drejtësisë, komunat dhe institucionet tjera të përfshira në proces duhet t’i trajtojnë rekomandimet me seriozitet dhe t’i kthejnë ato në veprime konkrete. Reforma zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirëse, transparente dhe e bazuar në përvojën konkrete të cikleve të fundit zgjedhore. Ajo duhet të adresojë jo vetëm çështjet teknike të administrimit, por edhe elementet më të gjera të sistemit zgjedhor që ndikojnë në përfaqësim, barazi të garës, besim publik dhe funksionalitet institucional”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme
E kryer, Real Madridi nis spastrimin – e largon përfundimisht yllin e skuadrës

E kryer, Real Madridi nis spastrimin – e largon përfundimisht yllin e skuadrës

DnV pas certifikimit: Gara zgjedhore u bë e pabarabartë me vendimet e Qeverisë, reforma zgjedhore të jetë prioritet

DnV pas certifikimit: Gara zgjedhore u bë e pabarabartë me vendimet e Qeverisë, reforma zgjedhore të jetë prioritet

Dy muaj para vendimit final, Gjykata Speciale thotë se gjyqtarët e saj janë të paanshëm

Dy muaj para vendimit final, Gjykata Speciale thotë se gjyqtarët e saj janë të paanshëm

Pse po shtohen sulmet ndaj monumenteve dhe memorialeve të luftës?

Pse po shtohen sulmet ndaj monumenteve dhe memorialeve të luftës?

Trump kërcënon se do ta godasë Iranin ‘fort përsëri sonte’

Trump kërcënon se do ta godasë Iranin ‘fort përsëri sonte’

Kosova e kap në kufi shtetasin S.U që po kërkohej nga Belgjika me urdhërarrest ndërkombëtar

Kosova e kap në kufi shtetasin S.U që po kërkohej nga Belgjika me urdhërarrest ndërkombëtar

Edi Rama: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

Edi Rama: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

Të paktën katër cisterna të naftës dhe gazit kthehen mbrapsht në Ngushticën e Hormuzit

Të paktën katër cisterna të naftës dhe gazit kthehen mbrapsht në Ngushticën e Hormuzit

Operacion i madh kundër qendrave të masazhit dhe eskortave: Mbyllen 10 lokale, 8 të arrestuar

Operacion i madh kundër qendrave të masazhit dhe eskortave: Mbyllen 10 lokale, 8 të arrestuar

Zhvillimet më të fundit nga dita e dytë e samitit të NATO-s në Ankara

Zhvillimet më të fundit nga dita e dytë e samitit të NATO-s në Ankara

Prattipati sërish i bën thirrje Kosovës të përfshihet në projektin e gazit: Siguroni investimet e ardhshme amerikane

Prattipati sërish i bën thirrje Kosovës të përfshihet në projektin e gazit: Siguroni investimet e ardhshme amerikane

16 subjekte politike mbetën nën pragun prej 1 për qind të votave në zgjedhjet e 7 qershorit

16 subjekte politike mbetën nën pragun prej 1 për qind të votave në zgjedhjet e 7 qershorit

0:000:00