Haxhiu: Seancën konstituive do ta thërras brenda afatit kushtetues

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas ceritifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, ka thënë se seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës do ta thërrasë brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë për t’i hapur rrugë themelimit të institucioneve të reja.
Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shpreh mirënjohje për të gjitha institucionet zgjedhore që kontribuan në mbarëvajtjen e këtij procesi.
“Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, seanca konstituive e Kuvendit të Republikës do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë, duke hapur rrugën për themelimin e institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve. Besimi i dhënë nga qytetarët është një përgjegjësi e madhe. Çdo mandat duhet të ushtrohet me integritet, llogaridhënie dhe përkushtim të palëkundur në shërbim të interesit publik, demokracisë dhe të ardhmes së Republikës sonë”, ka shkruar Haxhiu./Periskopi/
Postimi i plotë:











