Ibrahimovic paralajmëron Argjentinën: Messi nuk mund të jetë gjithmonë shpëtimtari juaj

Ibrahimovic paralajmëron Argjentinën: Messi nuk mund të jetë gjithmonë shpëtimtari juaj

Zlatan Ibrahimovic i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kombëtares së Argjentinës, duke insistuar se Lionel Messi nuk mund të vazhdojë ta mbajë i vetëm ekipin mbi supe, pavarësisht paraqitjeve të tij mbinjerëzore në Kupën e Botës.

Ylli i Inter Miamit ishte në formën e tij më të mirë në fitoren dramatike 3-2 të Argjentinës ndaj Egjiptit, por Ibrahimoviçi beson se bashkëlojtarët e Messit duhet të japin më shumë për t’ia lehtësuar barrën kapitenit të tyre.

Messi edhe një herë dëshmoi pse konsiderohet si më i miri i të gjitha kohërave, duke udhëhequr Argjentinën drejt një përmbysjeje spektakolare ndaj Egjiptit në fazën e 1/8 së finales të Botërorit.

Pasi Argjentina ishte në disavantazh 2-0 në Atlanta, Messi nisi rikthimin duke asistuar për golin e Cristian Romero, përpara se të realizonte vetë golin e barazimit. Më pas, ai hapi rrugën për golin e fitores së shënuar nga Enzo Fernandez në kohën shtesë.

Kjo paraqitje la të mahnitur Ibrahimovicin, i cili vlerësoi edhe një herë mentalitetin e jashtëzakonshëm të ish-bashkëlojtarit të tij te Barcelona, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Duke folur për Fox Sports, suedezi tha se te Messi u pa një ndryshim i madh në momentin kur Argjentina rrezikoi eliminimin.

"Mund ta shihni se diçka ndryshoi. Ai ndezi një tjetër marsh (pas rezultatit 2-0). U shndërrua në një bishë dhe askush nuk mund ta ndalte”.

"Mund ta shihni sa shumë do të thotë kjo për të. Mund të ketë fituar gjithçka, sa herë që ka fituar Topin e Artë, por ai ende kërkon më shumë”.

Megjithatë, përtej festimeve pas vërshëllimës së fundit, ku një Messi i emocionuar u përqafua nga bashkëlojtarët, Ibrahimovic pati edhe kritika për pjesën tjetër të skuadrës argjentinase.

"Për të qenë pak kritik, bashkëlojtarët e tij duhet të ngrihen më shumë dhe ta ndihmojnë. Ai është në një nivel tjetër”.

“Nëse Messi vazhdon kështu deri në fund, askush nuk do të befasohet. Por ai ka nevojë për ndihmë”, përfundoi suedezi./Periskopi/

Të ngjashme
Rama publikon foto me Rutten: Zemra mal kur i thua Sekretarit të NATO-s shihemi në Samitin e ardhshëm në Shqipëri

Rama publikon foto me Rutten: Zemra mal kur i thua Sekretarit të NATO-s shihemi në Samitin e ardhshëm në Shqipëri

“Kundërshtari është Maroku, jo gjyqtarët”, Didier Deschamps para ndeshjes çerekfinale

“Kundërshtari është Maroku, jo gjyqtarët”, Didier Deschamps para ndeshjes çerekfinale

Prattipati e ripërsëriti kërkesën për gazin amerikan - Kurti flet për tranzicionin energjetik, nuk e përmend gazin LNG

Prattipati e ripërsëriti kërkesën për gazin amerikan - Kurti flet për tranzicionin energjetik, nuk e përmend gazin LNG

Deri në hapjen e ndonjë piste të re të kërkimit do të pezullohen kërkimet për 78 vjeçarin e zhdukur

Deri në hapjen e ndonjë piste të re të kërkimit do të pezullohen kërkimet për 78 vjeçarin e zhdukur

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për krim të organizuar me shitblerje të narkotikëve e shpëlarje parash

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për krim të organizuar me shitblerje të narkotikëve e shpëlarje parash

Operacioni kundër tjetërsimit të pronave në Shqipëri, arrestohet zv.drejtori i Kadastrës në Dibër

Operacioni kundër tjetërsimit të pronave në Shqipëri, arrestohet zv.drejtori i Kadastrës në Dibër

Haxhiu: Seancën konstituive do ta thërras brenda afatit kushtetues

Haxhiu: Seancën konstituive do ta thërras brenda afatit kushtetues

“Lëreni popullin të jetojë”: Qytetarët e Krushevcit pas thirrjeve për bojkotimin e furrës së një shqiptari

“Lëreni popullin të jetojë”: Qytetarët e Krushevcit pas thirrjeve për bojkotimin e furrës së një shqiptari

Historike, Rutte e konfirmon: Samiti i NATO-s 2027 do të mbahet në Tiranë

Historike, Rutte e konfirmon: Samiti i NATO-s 2027 do të mbahet në Tiranë

Arsene Wenger zbulon ekipin e vetëm që mund ta ndalojë Francën të fitojë Kupën e Botës

Arsene Wenger zbulon ekipin e vetëm që mund ta ndalojë Francën të fitojë Kupën e Botës

E kryer, Real Madridi nis spastrimin – e largon përfundimisht yllin e skuadrës

E kryer, Real Madridi nis spastrimin – e largon përfundimisht yllin e skuadrës

DnV pas certifikimit: Gara zgjedhore u bë e pabarabartë me vendimet e Qeverisë, reforma zgjedhore të jetë prioritet

DnV pas certifikimit: Gara zgjedhore u bë e pabarabartë me vendimet e Qeverisë, reforma zgjedhore të jetë prioritet

0:000:00