Lëshoi leje për importimin e biocideve e pesticideve, ndalohet një zyrtar për keqpërdorim të detyrës

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar një person për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe për falsifikim të dokumentit zyrtar.

Sipas të dhënave fillestare, Prokuroria tha se hetimet kanë të bëjnë me dyshimet për lëshimin e lejeve për disa Operatorë Ekonomik, për importin e produkteve biocide dhe pesticide, të cilat janë të ndaluara për përdorim në Republikën e Kosovës sipas listës së Agjencisë Evropiane të Kimikateve (ECHA) të Bashkimit Evropian.

I dyshuari me inicialet N.M, po hetohet për veprat penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe Falsifikimi i dokumentit zyrtar nga neni 427 të KPRK-së.

Prokuroria tha se arrestimi është realizuar nga Policia e Kosovës, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, u zotua se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me legjislacionin në fuqi./Periskopi/

Të ngjashme
Bashkësia ndërkombëtare e "shqetësuar" me rrënimin e shtëpive buzë Ujmanit

Nesër vazhdojnë kërkimet për Xhafer Raqin, 78-vjeçarin që vuan nga demenca

Kush është Mykhailo Drapatyi, komandanti i ri i përgjithshëm i Ukrainës?

Mësohet dita kur prezantohet Zinedine Zidane te “Gjelat”

Pamje të rënda nga aksidenti te rrethrrotullimi i TEG-ut, ku mbetën dy të vdekur dhe një i lënduar

“Isha mbrëmë te familja e të ndjerit, rast i rëndë”, Sokol Haliti tregon se vizitoi familjen e burrit që vdiq nga stuhia dhe te dy të lënduarit

SHBA dhe Arabia Saudite drejt marrëveshjes për zhvillimin e energjisë bërthamore

Stuhia në Shkup, mbi 30 të lënduar, disa me lëndime më serioze

Zjarre edhe në Francë - publikohen pamjet dramatike

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Aksidenti në Tiranë: Një i vdekur dhe dy të lënduar, personat në betoniere ende të paidentifikuar

Daka: Kosova ka humbur gati dy vite në pritje të zgjedhjeve, VV po blen kohë

0:000:00