Aksidenti në Tiranë: Një i vdekur dhe dy të lënduar, personat në betoniere ende të paidentifikuar

Rreth orës 16:20, te rrethrrotullimi i TEG-ut në Tiranë një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes, kamioni (pompë betoni) ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit.

Për pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion (pompë betoni) dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton TCh, transmeton Periskopi.

Dy personat që ndodheshin në kamion (pompë betoni) janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për përcaktimin nëse personi që ka humbur jetën në vendngjarje ishte drejtuesi i kamionit apo ishte personi që ndodhet në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./Periskopi/

Të ngjashme
SHBA dhe Arabia Saudite drejt marrëveshjes për zhvillimin e energjisë bërthamore

Stuhia në Shkup, mbi 30 të lënduar, disa me lëndime më serioze

Zjarre edhe në Francë - publikohen pamjet dramatike

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Daka: Kosova ka humbur gati dy vite në pritje të zgjedhjeve, VV po blen kohë

Tensionet e para midis Mourinhos dhe Perezit në Real Madrid?

“Ah bre Shaban…”, vdekja e policit nga Prizreni, vëllai i tij reagon plotë dhimbje

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në dy qytete

Endrit Thaçi kujton momentin kur Joe Biden e quajti Hashim Thaçin “George Washingtoni i Kosovës”

Aksident i rëndë në Shqipëri, kamioni bie nga mbikalimi në autostradë

Përparim Rama del me sqarim për shtëpinë në Rrugën A: Është pa leje dhe në pronë të Komunës

0:000:00