Stuhia në Shkup, mbi 30 të lënduar, disa me lëndime më serioze

Stuhia në Shkup, mbi 30 të lënduar, disa me lëndime më serioze

Mbi 30 persona janë lënduar në Shkup si pasojë e stuhisë që ka goditur pjesë të ndryshme të Maqedonisë së Veriut.

Këta persona, kanë pësuar lëndime nga pemët dhe gjësendet e rëna nga erërat e fuqishme.

Në Klinikën Universitare “Shën Naumi i Ohrit” janë paraqitur 11 persona, prej të cilëve 9 janë mjekuar në mënyrë ambulatore, një i është nënshtruar operacionit dhe një turist është hospitalizuar.

Menaxherët e klinikave kanë njoftuar se pacientët kishin prerje dhe mavijosje, por ndodheshin në gjendje stabile, derisa njëri prej tyre u lëndua nga rrëzimi i një peme dhe degëve, një tjetër nga një llamarinë që ra nga çatia, ndërsa i treti nga tjegullat e rrëzuara.

Ndërkaq, drejtues të spitaleve kanë bërë të ditur se një paciente me lëndim në kokë dhe frakturë të kërcirit të djathtë është mbajtur për trajtim të mëtejshëm në Klinikën e Neurokirurgjisë.

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski njoftoi për pacientët e lënduar dhe dëmet nëpër spitale, për të cilat tha se po sanohen.

“Në Qendrën Klinike Nënë Tereza, gjegjësisht TOARILUC, kanë ardhur 11 persona nga moti i ligë, tre janë me thyerje më serioze dhe trajtohen në mënyrë të duhur në klinikë. Po përcjellim dëmet në shtëpitë e shëndetit. Në Qendrën Klinike ka rënë pemë, por nuk ka të lënduar, në spitalin psikiatrik në Bardovcë njëjtë pa të lënduar, ku ishte ndalur për disa orë edhe rryma, por u rikthye”, tha Sasho Klekovski./Periskopi/

Të ngjashme
“Isha mbrëmë te familja e të ndjerit, rast i rëndë”, Sokol Haliti tregon se vizitoi familjen e burrit që vdiq nga stuhia dhe te dy të lënduarit

“Isha mbrëmë te familja e të ndjerit, rast i rëndë”, Sokol Haliti tregon se vizitoi familjen e burrit që vdiq nga stuhia dhe te dy të lënduarit

SHBA dhe Arabia Saudite drejt marrëveshjes për zhvillimin e energjisë bërthamore

SHBA dhe Arabia Saudite drejt marrëveshjes për zhvillimin e energjisë bërthamore

Zjarre edhe në Francë - publikohen pamjet dramatike

Zjarre edhe në Francë - publikohen pamjet dramatike

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

Aksidenti në Tiranë: Një i vdekur dhe dy të lënduar, personat në betoniere ende të paidentifikuar

Aksidenti në Tiranë: Një i vdekur dhe dy të lënduar, personat në betoniere ende të paidentifikuar

Daka: Kosova ka humbur gati dy vite në pritje të zgjedhjeve, VV po blen kohë

Daka: Kosova ka humbur gati dy vite në pritje të zgjedhjeve, VV po blen kohë

Tensionet e para midis Mourinhos dhe Perezit në Real Madrid?

Tensionet e para midis Mourinhos dhe Perezit në Real Madrid?

“Ah bre Shaban…”, vdekja e policit nga Prizreni, vëllai i tij reagon plotë dhimbje

“Ah bre Shaban…”, vdekja e policit nga Prizreni, vëllai i tij reagon plotë dhimbje

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në dy qytete

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në dy qytete

Endrit Thaçi kujton momentin kur Joe Biden e quajti Hashim Thaçin “George Washingtoni i Kosovës”

Endrit Thaçi kujton momentin kur Joe Biden e quajti Hashim Thaçin “George Washingtoni i Kosovës”

Aksident i rëndë në Shqipëri, kamioni bie nga mbikalimi në autostradë

Aksident i rëndë në Shqipëri, kamioni bie nga mbikalimi në autostradë

0:000:00