Mamdani: Netanyahun nuk do të mirëpritet në New York

Kryetar i bashkisë së New Yorkut, Zohran Mamdani, ka deklaruar se nuk do ta mirëpresë në qytet kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, duke thënë se ai është një person i akuzuar për krime kundër njerëzimit.

Mamdani tha se qeveria amerikane ka mundësinë t’i bashkohet Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN) dhe të zbatojë urdhrin e saj të arrestimit ndaj Netanyahut.

“Është diçka që dua ta shoh të ndodhë. Po flasim për dikë që është akuzuar për krime kundër njerëzimit, dikë që e ka vizituar këtë qytet shumë herë dhe që është mirëpritur nga kryetarët e mëparshëm të bashkisë”, deklaroi Mamdani.

Ai shtoi se me ardhjen e tij në krye të qytetit, kjo qasje do të ndryshojë.

“Dua ta bëj të qartë se kjo mirëseardhje përfundon me mua. Nuk do ta mirëpres Netanyahun apo ndonjë kriminel tjetër lufte kur të vijë në këtë qytet”, tha ai.

Deklaratat e Mamdanit vijnë në një kohë kur lufta në Gaza dhe veprimet e qeverisë izraelite vazhdojnë të jenë objekt debatesh të ashpra ndërkombëtare.

Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhër-arreste për disa zyrtarë lidhur me situatën në territoret palestineze, vendim që është kundërshtuar nga Izraeli dhe aleatët e tij./Periskopi/

Të ngjashme
Aksidenti i rëndë në Tiranë, policia identifikon viktimat- të dy shtetas të huaj, 28-vjeçari jashtë rrezikut për jetë

Bashkësia ndërkombëtare e "shqetësuar" me rrënimin e shtëpive buzë Ujmanit

Nesër vazhdojnë kërkimet për Xhafer Raqin, 78-vjeçarin që vuan nga demenca

Kush është Mykhailo Drapatyi, komandanti i ri i përgjithshëm i Ukrainës?

Mësohet dita kur prezantohet Zinedine Zidane te “Gjelat”

Pamje të rënda nga aksidenti te rrethrrotullimi i TEG-ut, ku mbetën dy të vdekur dhe një i lënduar

“Isha mbrëmë te familja e të ndjerit, rast i rëndë”, Sokol Haliti tregon se vizitoi familjen e burrit që vdiq nga stuhia dhe te dy të lënduarit

SHBA dhe Arabia Saudite drejt marrëveshjes për zhvillimin e energjisë bërthamore

Stuhia në Shkup, mbi 30 të lënduar, disa me lëndime më serioze

Zjarre edhe në Francë - publikohen pamjet dramatike

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare

0:000:00