“Isha mbrëmë te familja e të ndjerit, rast i rëndë”, Sokol Haliti tregon se vizitoi familjen e burrit që vdiq nga stuhia dhe te dy të lënduarit

Stuhi të mëdha ka pasur në Kosovë, të martën.
Si pasojë një person është goditur nga stuhia duke mbetur i vdekur.
Për këtë kryetari i Vitisë Soko Haliti, tha në T7, se ka vizituar familjen e të ndjerit, duke shtuar se janë mërzitur gjithë për këtë.
Ai tha e vizitoi dhe të lënduarit si pasojë e motit të keq.
“E kemi një të vdekur, kjo stuhi ka ndiku. Isha bashkë me bashkëpunëtorë pranë familjes dhe i kam ngushëllu. Rast i dhimbshëm që na ka mërzitë. Por, edhe rastet e lëndimeve”, ka thënë ai. /Periskopi/










