Kosova ende pa ligj për vlerat e UÇK-së

Kosova ende pa ligj për vlerat e UÇK-së

Edhe pas gati tri dekadash nga përfundimi i luftës, Kosova nuk ka një ligj të veçantë që përcakton dhe mbron vlerat e luftës çlirimtare të UÇK-së. Përfaqësues të organizatave të dala nga lufta dhe juristë vlerësojnë se një kornizë e tillë ligjore është e domosdoshme, por theksojnë se ajo duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe të mos cenojë lirinë e shprehjes.

Edhe 27 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, vendi vazhdon të mos ketë një ligj të veçantë që përcakton dhe mbron në mënyrë gjithëpërfshirëse vlerat e Luftës Çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Megjithëse ndër vite janë miratuar ligje që rregullojnë statusin dhe të drejtat e veteranëve, invalidëve, familjeve të dëshmorëve dhe kategorive të tjera të dala nga lufta, mungon ende një kornizë ligjore që definon qartë vlerat e luftës dhe mënyrën e mbrojtjes së tyre, raporton RTK.

Një përpjekje për ta plotësuar këtë boshllëk u bë në vitin 2020, kur në Kuvendin e Kosovës u procedua Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së. Projektligji synonte të përcaktonte se çfarë konsiderohen vlera të luftës dhe si duhet të mbrohen ato, por nuk arriti të miratohej për shkak të mungesës së votave të nevojshme.

Diskutimi për nevojën e një ligji të tillë është rikthyer së fundmi në qendër të vëmendjes, pas përdorimit të flamurit të UÇK-së në protesta të organizuara në Shqipëri, si dhe gjatë fushatave zgjedhore të subjekteve politike në Kosovë.

Përfaqësues të organizatave të dala nga lufta dhe njohës të çështjeve juridike vlerësojnë se një ligj i tillë është i domosdoshëm për të mbrojtur trashëgiminë dhe vlerat e luftës çlirimtare, si dhe për të parandaluar keqpërdorimin apo denigrimin e tyre. Megjithatë, ata theksojnë se çdo dispozitë duhet të hartohet në përputhje me Kushtetutën, duke garantuar edhe respektimin e lirisë së shprehjes.

Për herë të fundit, nisma për një ligj të ri u aktualizua në prill të këtij viti, kur një grup prej rreth 40 deputetësh njoftoi se kishte përgatitur projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Megjithatë, dorëzimi i tij në procedurë parlamentare u shty për shkak të paqartësive lidhur me vazhdimin e mandatit të Kuvendit./Periskopi/

Të ngjashme
“Rama, Rama, SPAK you”, protestuesit mblidhen para SPAK, dorëzojnë padinë për “The Albanian Files”

“Rama, Rama, SPAK you”, protestuesit mblidhen para SPAK, dorëzojnë padinë për “The Albanian Files”

Djali i Jakup Krasniqit: Janë vjedhur 2049 ditë, por nuk mund të na e vjedhin kurrë të vërtetën

Djali i Jakup Krasniqit: Janë vjedhur 2049 ditë, por nuk mund të na e vjedhin kurrë të vërtetën

Hyn në fuqi vendimi: Nga sot paga minimale bëhet 500 euro bruto në Kosovë

Hyn në fuqi vendimi: Nga sot paga minimale bëhet 500 euro bruto në Kosovë

Aksioni i dallavereve me naftë, gjenden cisterna, para dhe dokumentacione të dyshimta

Aksioni i dallavereve me naftë, gjenden cisterna, para dhe dokumentacione të dyshimta

Tërmet në kufirin Kosovë – Serbi

Tërmet në kufirin Kosovë – Serbi

Meksika mposht Ekuadorin dhe siguron një vend në 1/8 e finales të Kupës së Botës

Meksika mposht Ekuadorin dhe siguron një vend në 1/8 e finales të Kupës së Botës

“Shpata e Artë’’ – KFOR, EULEX, Policia do zhvillojnë ushtrim të përbashkët, merr pjesë edhe FSK

“Shpata e Artë’’ – KFOR, EULEX, Policia do zhvillojnë ushtrim të përbashkët, merr pjesë edhe FSK

Fillon intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit

Fillon intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit

Sërish shtrenjtohet nafta në Kosovë

Sërish shtrenjtohet nafta në Kosovë

Tahiri: Politikanët nga Kosova të mos përfshihen në protestat në Shqipëri, do t’i bënin dëm historik të dy vendeve

Tahiri: Politikanët nga Kosova të mos përfshihen në protestat në Shqipëri, do t’i bënin dëm historik të dy vendeve

Operacion masiv i Prokurorisë Speciale – bastisen mbi 40 lokacione

Operacion masiv i Prokurorisë Speciale – bastisen mbi 40 lokacione

Çfarë dihet për të lënduarit nga aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës?

Çfarë dihet për të lënduarit nga aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës?

“Dita e Kanadasë” – qytetarët festojnë 159 vjetorin e shtetit

“Dita e Kanadasë” – qytetarët festojnë 159 vjetorin e shtetit

0:000:00